• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pasaportat biometrike shqiptare edhe në New York

Publikuar: 29.09.2012 - 21:39

New York, 29 shtator - Në New York funksionon tashmë një zyrë që pajis shtetasit shqiptarë me  pasaporta biometrike. Zyra u përurua të enjten nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe do t’u shërbejë shqiptarëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kanada, raporton Zëri i Amerikës.Shërbimi i ri për pajisjen me pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Amerikë duket se do t’i lehtësojë më tej problemet e tyre të udhëtimit dhe nevojat e tjera.

Komuniteti e ka pritur mirë hapjen e zyrës, thotë Dritan Mishto, Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, sepse janë shumë ata që kanë nevojë për pasaportë biometrike.

“Ka shtetas shqiptarë që janë në procesin e legalizimit dhe që kërkojnë të kenë një dokument shqiptar të vlefshëm për të vazhduar procedurat, ka të tjerë që duhet të kenë një dokument për martesë, ka studentë të cilëve u ka skaduar pasaporta”.

Zoti Mishto e quan hapjen e zyrës një ndërmarrje serioze të qeverisë shqiptare, për t’i lehtësuar jetën sado pak shtetasve shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Mishto thotë se procedura është shumë e thjeshtë dhe bëhet në pak minuta, por njerëzit duhet të paraqiten në zyrë personalisht, për t’u marrë shenjat e gishtrinjve, sepse dokumentat janë të një cilësie të lartë.

“Procesi zgjat mesatarisht 5 deri në 10 minuta. Merret fotoja digjitale, nënshkrimi elektronik i personit, gjurmët e gishtërinjve. Të gjitha këto të dhëna futen në databazën e gjendjes civile, çka është modernizuar. Kjo bën të mund që të dhënat e qytetarëve shqiptarë të depozitohen në regjistrin tonë kombëtar të gjendjes civile”.

Është e vështirë të japësh një shifër qoftë edhe të përafërt se sa shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara, por zoti Mishto mendon se numri i tyre është i madh:

“Nga të dhënat që kemi si konsullatë, në SHBA mund të jenë afro 850 deri në 900 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet. Ndërsa shtetas të Shqipërisë mund të jenë rreth 200 mijë”.

“Përqendrimi më i madh është në New York, në zonën New York-New Jersy dhe Konektikat, por komuniteti ka një veçanti shumë pozitive. Ai është i bashkuar dhe shoqatat klubet, organizatat e ndryshme kanë shqiptarë nga të gjitha trevat, pra nuk ka një ndarje krahinore. Kjo vjen ndoshta si rezultat i frymës amerikane ku të gjithë ndihen bashkë, pavarësisht shteteve nga vijnë apo racave që u përkasin.”

Ky është një komunitet i gjallë, që bën shumë përpjekje për të ruajtur traditat dhe sidomos gjuhën.

“Në qoftë se gjuha shqipe është ruajtur, mund të them se është ruajtur pak nga fati dhe shumë nga përpjekja e popullit tonë. Të njëjtën gjë shoh edhe këtu. Është ai shpirti i mësuesve, i komunitetit për t’a transmetuar gjuhën te fëmijët. Kjo është diçka që meriton shumë respekt dhe na bën të ndihemi mirë.”

Këta njerëz që bëjnë përpjekje për të ruajtur traditat dhe gjuhën, kanë nevojë të ndihen edhe fizikisht të lidhur me vendin amë. Një arsye më shumë që ata të aplikojnë për pasaportë biometrike.

“Me Shtetet e Bashkuara ekziston parimi i dyshtetësisë, pra shqiptarëve që kanë pasaportë amerikane u lejohet të mbajnë edhe shtetësinë shqiptare. Shumë nga aplikantët, përveç atyre të cilëve pasaporta shqiptare u nevojitet për të lëvizur, duan ta marrin pasaportën nga krenaria, nga kënaqësia që ndjejnë kur kanë dokumentin shqiptar”, thotë Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, Dritan Mishto.

 

Komente (2)

Arben Kote30.09.2012/01:28

Kush mund te na jape ndonje adresse te kesaj zyre dhe c'kerkohet per passaportat e reja.

Kastrioti 29.09.2012/23:43

Bash pune te madhe paskan bere. Ne shumicen e ambasadve te republikes te Kosoves, keto pajisje gjenden qe nje vit e gjysem. Pra, Republika e Kosoves ka leshuar me mijera pasaporta biometrike ne ambasadat e veta deri me tani.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell