Shqipëria numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Artikujt tjerė
- Shqipëria numrin më të lartë të vrasjeve në rajon
- Nard Ndoka -zëvendësministër i brendshëm i Shqipërisë
- Rama e Meta marrin mbështetje për statusin
- Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha
- Nishani ftoi për vizitë në Shqipëri Ban Ki Munin
- Pasaportat biometrike shqiptare merren edhe në New York
- AK koalicion me 12 parti të vogla
- Tirana mëton të bëhet me tramvaj
- Nishani, mos dëgjoni propagandën serbe, njiheni shtetin e Kosovës
- Nishani, Kuvajti të ndikojë në shtimin e njohjeve të Kosovës
Hulumtimi shtrihet në vitet 2008-2011 dhe analizon të dhënat për krime kundër jetës, ku përfshihen vepra penale, si vrasje, vrasjet e mbetura në tentativë si dhe vrasjet nga pakujdesia.
Gjithashtu, hulumtimi zbardh të dhëna dhe mbi krimet kundër pronës. Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka punuar për këtë hulumtim.
Për vitin 2008-2009, Shqipëria ishte pak më lart sesa mesatarja e rajonit me një shifër prej 2,7-2,9 vrasje për një popullsi prej 100 mijë banorësh. Në vitin 2010, kjo shifër sipas ndërkombëtarëve ka arritur në 4. Në vitin 2011 kjo shifër është rritur me 40%, krahasuar me 2010, thotë Vurmo, transmetojnë medie shqiptare.
Në grupin e krimeve kundër pronës, vjedhjet, kryesisht ato me dhunë kanë shënuar një rritje shqetësuese në vitet 2010-2011.
Minimalisht në dy vitet e fundit për shumicën e krimeve të analizuara kemi një kurbë në rritje të kriminalitetit, të veprave penale të regjistruara në Shqipëri. Ka krime të veçanta siç janë vjedhjet të cilat kanë një kurbë në rritje prej vitit 2008. Në periudha të caktuara, krahasuar njëri 3-mujor i 2008 me 3-mujorin e fundit të 2011 ka një rritje gati 500% vetëm të kësaj vepre penale. Rritje të konsiderueshme ka edhe vepra penale e vrasjes sidomos në vitin 2011, shprehet Vurmo.
Sipas tij, gjatë analizës së të dhënave, është vënë re një fakt interesant, një rritje e krimit në vitet 2010 -2011, në kulmimin e krizës politike në Shqipëri.
Gjatë vitit 2008, periudhë e një klime politike më të relaksuar tendencat e krimit gjatë vitit 2008 kanë qenë brenda limiteve normale. Pas 2009, sidomos 2010-2011 kur edhe vetë kriza politike u ashpërsua ndjeshëm, vërejmë gjithashtu një rritje të frikshme të kriminalitetit në vend.







