Nard Ndoka -zëvendësministër i brendshëm i Shqipërisë

Artikujt tjerė
- Bllokohet kalimi në Kakavijë
- Pasaportat biometrike shqiptare edhe në New York
- Në 100-vjetorin e pavarësisë, Shkodra me Muze të Diktaturës
- Edi Rama zgjidhet anëtar i Presidencës së PSE-së
- Shqipëria në dhjetor merr vizën për kandidat ?
- Ambasadori amerikan mes ish-të përndjekurve politikë
- Shqipëria numrin më të lartë të vrasjeve në rajon
- Nard Ndoka -zëvendësministër i brendshëm i Shqipërisë
- Rama e Meta marrin mbështetje për statusin
- Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha
Tiranë, 29 shtator - Kreu i Partisë Demokristiane në Shqipëri (PDK), Nard Ndoka do të mbajë postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Ky post i ka takuar atij pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike dhe braktisjen e aleancës së deritanishme me socialistët, njoftojnë medie nga Tirana.
Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes me demokratët, ndërkohë që konfirmoi se pakti do të ketë një aneks, i cili nuk përjashton edhe një post zëvendësministri dhe disa drejtori në administratën e djathtë, theksoi Ndoka për Gazetën Shqiptare, duke shtuar se e djathta do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2013-ës.
Afrimi i Partisë Demokristiane me koalicionin qeverisës, pas kapërcimit të disa momenteve konfliktuale, është i natyrshëm, pasi PDK dhe PD janë parti të qendrës së djathtë.
Të gjithë bashkë si koalicion jemi të angazhuar për fitoren e një mandati të ri qeverisës dhe shanset janë që e djathta të dalë fituese ne zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Ne nuk po bëhemi pjesë e kësaj aleance që e djathta të kalojë në opozitë, por që të fitojë zgjedhjet, dhe besoj drejt kësaj do të shkojmë, ka nënvizuar kreu demokristian.










kleanthis qarkaj29.09.2012/21:05
zoti Ndoka eshte nje politikan i zgjuar dhe me provoje ne politike i takon nje post ne ministri i urij suksese ne detyre dhe politike