Arvizu: Politika përgjegjëse për vonesën e integrimit të Shqipërisë

Artikujt tjerė
- Arvizu: Politika përgjegjëse për vonesën e integrimit të Shqipërisë
- Barroso kërkon reforma faktike për integrimin e Shqipërisë
- Në Shqipëri u përurua hidrocentrali Ashta
- Topi akuzon PD - në dhe PS -në
- PS vendos, votë pro për heqjen e imunitetit
- Nishani në Bruksel, takim me Van Rompuy
- Në Shqipëri pushohen nga puna 300 policë
- Spahiu: Të rikthehet dënimi me vdekje për vrasjet
- Sulmi me miell kundër Berishës, pezullohen 13 policë
- Homazhe para ambasadës së SHBA-ve në Tiranë
Elbasan, 18 shtator - Ambasadori i SHBA-ës, Aleksandër Arvizu, ka qenë i drejtpërdrejtë me kritikat ndaj politikës, ku e bëri atë përgjegjëse për vonesat që po shoqërojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
I ndalur në Elbasan, në kuadër të nismës "Vepro Tani" ai deklaroi se politikanët bëjnë shumë për tu zgjedhur, por nuk shpenzojnë kohë mjaftueshëm për qeverisjen e vendit.
"Me lejoni që të them se nuk ka arsye që Shqipëria të jetë në fund të vendeve që aspirojnë antarësimin në BE. Kjo nuk është një kritikë ndaj Malit të Zi, Maqedonisë apo Serbisë por nuk ka asnjë arye pse Shqipëria të jetë në fund të tyre. Pse ndodh kjo ? Sigurisht, që jo për shkakun tuaj, por për shkak të disa rrethanave të caktuara dhe sistemit në Shqipëri. Dhe a kanë drejtuesit politikë një farë përgjegjësie për këtë ? Sigurisht që kanë. Politikanët si kudo kanë disa karakteristika të caktuara. Ata përqendrohen shumë në procesin zgjedhor në mënyrë që të zgjidhen, por nuk shpenzojnë kohë mjaftueshëm në qeverisjen dhe administrimin e vendit",- citon AS Arvizunë.
Diplomati amerikan tha se një gjë e tillë ndodh edhe në SHBA por qytetarët shqiptarë duhet të veprojnë njëlloj si amerikanët dhe të mos e pranojnë një gjë të tillë.
Ambasadori duke trajtuar problematikat e sektorëve të arsimit, shëndetësisë, mjedisit dhe drejtësisë tha se ndryshimi është i nevojshëm dhe këtë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.
"Qëllimi im këtu nuk është që të kritikoj qeverinë qoftë në nivel qëndror qoftë në nivel lokal. A duhet të jetë performanca e tyre më e mirë ? Po duhet të jetë. Kjo është puna juaj që kur të vijë koha e zgjedhjeve të vendosni se kush do ti shërbejë më mirë interesit tuaj. Dua ta bëj të qartë që nuk po flas për këtë apo atë parti, kjo ju përket ju. Por ndryshimi është i nevojshëm në mënyrë që Shqipëria të mund të përmbushë potencialin e saj, që të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj",- tha Arvizu.
Dy muaj më parë ambasada amerikane shpalosi nismën "Vepro Tani" përmes së cilës, kërkon të nxisë reagimin e qytetarëve për ngjarje dhe probleme që ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e tyre.









