• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

‘Sulmi me miell kundër Berishës’, pezullohen 13 policë

Publikuar: 16.09.2012 - 14:02

Tiranë, 16 shtator - Incidenti i të enjtes paradite, ku makina e kryeministrit Sali Berisha u qëllua me qese mielli nga dy ish-të përndjekur politikë, në momentin që po i drejtohej godinës së Parlamentit është shoqëruar me masa ndëshkimore për policët e komisariatit numër 1 në Tiranë.Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj 13 polici të këtij komisariati janë pezulluar nga detyra, mes të cilëve janë edhe komandanti i grupit dhe shefi i rendit në komisariatin numër 1, transmeton BW.Të prekurit nga ky vendim do të kalojnë në komisionin e disiplinës për t’iu nënshtruar masave për mosndërhyrje e mos neutralizim të dy personave që goditën makinën e kryeministrit. Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e të enjtes kur, ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku, qëlluan me qese me miell në drejtim të makinës së kreut te ekzekutivit përballë Parlamentit 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell