• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Nishani në SHBA, për shtatoren e “Nënë Terezës”

Publikuar: 09.09.2012 - 18:35

Cleveland, 9 shtator - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani pritet të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 22 shtator. Vizita e tij bëhet në kuadër të zbulimit të shtatores së Nënë Terezës në parkun më të madh të qytetit Cleveland, në shtetin federal Ohio.

Që nga 22 shtatori shqiptaro-amerikanët do të kenë pjesën e tyre në parkun “Rockfeller”, parkun më të njohur të Clevelandit, në qendër të të cilit tij do të ngrihet statuja e bamirëses Nënë Tereza.

Ceremonia do të nisë rreth orës 04:30 me orën lokale, me muzikë live të interpretuar nga një treshe muzikantësh shqiptarë, njofton Panorama.

Përurimi i këtij parku kulturor për shqiptarët vjen në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes  së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoni do të marrin pjesë, përpos presidentit Nishani, edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe kryebashkiaku i Clevelandit, Frank Jockson.  Dona Brady, anëtare e Këshillit Bashkiak të Clevelandit është njëra prej iniciatorëve dhe ajo e cila do të kujdeset në detaje për ceremoninë.

Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell