Dhuratat milionëshe të politikanëve, hetohen dhuruesit

Artikujt tjerė
- Dhuratat milionëshe të politikanëve, hetohen dhuruesit
- Shehu: Referendumi rruga e vetme
- Haxhinasto: LSI jo referendumit, imuniteti të hiqet në Parlament
- Parku kombëtar i Bozdovecit të Korçës në flakë
- Në Shqipëri, në pranga 55 zjarrvënës
- Shqipëria ende në flakë: 33 vatra aktive, 55 persona në pranga
- Dita e Partneriteti Kosovë-Shqipëri
- Islami: Politika e Ramës mediokre dhe fëmijërore
- Panariti: Nuk ka negociata për marrëveshjen detare me Greqinë
- Zjarret jashtë kontrollit, në Kukës kërkohen helikopterë
Tiranë, 29 gusht Dhuratat milionëshe të zyrtarëve nuk dihet se nga e kanë burimin, ndaj hetimi nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, po zhvillohet në drejtim të personave që i bëjnë këto dhurata kaq të shtrenjta, raporton Start.
Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, thotë se shqetësim mbeten edhe hetimi i çështjeve nga Prokuroria dhe mbyllja më pas nëse ka, nga ana e gjykatave. Por, për të shmangur apo hetuar deklarimin e dhuratave, pritet të bëhen ndryshimet ligjore, të cilat do të diskutohen në komisionet parlamentare në muajin shtator.
"Kemi kërkuar që të hetohen rastet e personave të lidhur me zyrtarët, pasi në mjaft raste konstatojmë se zyrtarë të ndryshëm, ashtu siç është bërë publike edhe në media disa ditë më parë ose edhe në vijim, deklarojnë si sigurime të tyre financiare të ardhurat nga dhuratat dhe huamarrjet. Kërkesa jonë është përqendruar në faktin se duhet të hetojmë rastet e personave të tretë, pra lidhjet familjare apo shoqërore të zyrtarëve, të cilët deklarojnë se japin dhurata apo huamarrje në shuma të konsiderueshme, çka në mjaft raste shërbejnë si burim kryesor financiar për zyrtarët, të cilët dyshojmë se janë mënyra për të fshehur pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme",tha dje Llalla.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se pjesa më e madhe e kërkesave për hetim nga ILDKP-ja janë mbyllur na Prokuroria. "70-80 për qind e kërkesave për hetim të zyrtarëve të lartë për fshehje apo tjetërsim të pasurisë që i janë çuar prokurorisë janë pushuar",deklaroi Llalla. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, thotë se heqja e imunitetit do të rrëzojë çdo alibi të Prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj zyrtarëve. "Imuniteti është një pengesë për hetimin e gjyqtarëve. Ky është një qëndrim i shprehur edhe nga prokuroria në vijim dhe për të hequr edhe çdo alibi të prokurorisë, sigurisht që kjo çështje duhet të marrë fund njëherë e mirë. Gjyqtarë dhe zyrtarë duhet të jenë të barabartë me qytetarët dhe për këtë do të vendosin qytetarët", tha ministri Halimi.






