Meta: Të mos humbim kohë, të marrim statusin në 100-vjetor

Artikujt tjerė
- Shqipëria ende në flakë: 33 vatra aktive, 55 persona në pranga
- Dita e Partneriteti Kosovë-Shqipëri
- Islami: Politika e Ramës mediokre dhe fëmijërore
- Panariti: Nuk ka negociata për marrëveshjen detare me Greqinë
- Zjarret jashtë kontrollit, në Kukës kërkohen helikopterë
- Meta: Të mos humbim kohë, të marrim statusin në 100-vjetor
- Bashkëpunimi civil Shqipëri-Kosovë
- Në funksion të plotë terminali i ri i Portit të Durrësit
- Zjarret në Shqipëri jashtë kontrollit
- Katër të arrestuar për zjarret në Shqipëri
Tiranë, 26 gusht - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i bënë sërish apel politikës që mos të shpërdorojë kohën për përfitime por të plotësojë sa më parë kriteret për marrjen e statusit kandidat. Këtë apel Meta e ka bërë në hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit, transmeton BW.
Duke vlerësuar kontributin që ka dhënë LSI-ja, si në kuadër të liberalizimit të vizave dhe ruajtjes të stabilitetit politik, Meta ka theksuar se , Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë. Ndaj gjejmë rastin përsëri ti ftojmë aktorët politikë, të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë,dhe te krijimit të shtetit tonë.
Më pas duke folur për situatën më të fundit politike që është heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Kreu i LSI-së, Meta ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështje.
Ndaj ne e gjejmë rastin përsëri të theksojmë se kjo është e domosdoshme, kjo është një kërkesë jo vetëm e partnerëve ndërkombëtarë por edhe e qytetarëve shqiptarë, për të cilën ata mund të shprehen edhe me referendum por është rruga më e mirë, më e shpejtë më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjatë 2-3 javëve të ardhshme, tha ai.









