Festa e Birrës ndez qytetin e Korçës

Artikujt tjerė
- Festa e Birrës ndez qytetin e Korçës
- Shehu: "Benelux"-i ballkanik kundër interesave shqiptare
- Shqipëria në flakë, disa vatra masive zjarre
- Berisha dënon deklaratën e kreut të Iranit
- AK: Berisha gënjeu Kosovën për Shëngjinin
- Faji për krimin e rritur në Shqipëri i bie Qeverisë
- Korça dehet në Festën e Birrës
- Obama uron Nishanin për Bajram
- Nishani siguron Arvizunë për pavarësi të institucioneve
- Radhë për pasaporta në Kukës, mbyllen zyrat e aplikimit
Korçë, 19 gusht - Nata e katërt "ndez" qytetin e Korçës. Mbi 50 mijë vetë mbushën mbrëmë sheshin e qytetit juglindor, duke krijuar një atmosferë festive. Festa e së shtunës nisi më herët se zakonisht. Edhe pse Festa e Birrës shënonte startin e saj rreth orës 20:00, mijëra pjesëmarrës populluan "Parkun Rinia" më herët, duke u bërë pjesë e tendave të "Birra Korça", raporton Gazeta Shqiptare.
Serenatat korçare të kënduara nga Devis Xherahu, Kamela Islami, Landi e Xhoi, por edhe zëri melodioz i Redon Makashit, "harbuan" mijëra turistë, të cilët shijuan muzikën, gatimet tradicionale të qytetit, siç janë kërnackat. Pjesëmarrësit u entuziazmuan nga grupet angleze "The Good Natured Band" e "The Goaler's Doughter band". Ndërsa, konsumimi i "Birra Korça", arriti shifra marramendëse. Nën efektin e rritjes në maksimum të adrenalinës, pjesëmarrësit qëndruan deri në orët e para të mëngjesit në shesh, duke përcjellë kudo ndjesinë e festës.
"Kam ardhur nga Tirana. Dëgjova që në Korçë bëhet një festë gjigande dhe pihet birrë, ndaj së bashku me shoqërinë vendosëm të vijmë këtu. Absolutisht që kemi bërë zgjedhjen e duhur, gjithçka është fantastike, edhe çmimet janë shumë të lira në këtë festë", - tha Andi nga kryeqyteti.
Edhe personalitete të ekranit u bënë pjesë e festës më të madhe në Shqipëri. Aktorja e njohur Zamira Kita u shpreh se "është bukur që Korça organizon festa të tilla, ku marrin pjesë mijëra vetë. Unë natyrisht nuk mund të rrija larg një feste si kjo, për më tepër që unë e adhuroj 'Birrën Korça'. Edhe tani jam duke konsumuar pikërisht këtë birrë. Është një birrë e mrekullueshme dhe absolutisht më e mira në Shqipëri. E them këtë, jo sepse jam korçare, por sepse 'Birra Korça' është birra numër një në Shqipëri".








