• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Korça “dehet” në Festën e Birrës

Publikuar: 17.08.2012 - 21:17

Korçë, 17 gusht - Pas suksesit të natës së parë, Festa e Birrës në Korçë tashmë ka hyrë në natën e dytë të saj, me një pjesëmarrje marramendëse. Sikurse edhe natën e kaluar, ora 20:00 e mbrëmjes të së enjtes ka shënuar edhe fillimin e Festës së Birrës në ambientet e  para pallatit të sportit. Alban Skënderaj së bashku me bandat ishin kulmi i mbrëmjes së dytë të festës së birrës, ku mijëra qytetarë shijonin muzikë e pinin birra. Nga ana tjetër, bashkia, nisur nga fluksi i lartë i natës së kaluar, ka shtuar edhe kapacitetin e tavolinave apo tryezave për pjesëmarrësit edhe në ambientet e tjera të "Parkut Rinia". Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Sapo ka rënë mbrëmja mijëra persona janë dyndur në stendat e "Birra Korça", duke marrë gotat e mbushura me birrë dhe duke sfiduar temperaturat e larta.

Yllka Kuçi, një prej vajzave që shërbente me dashamirësi "Birrën Korça" në festë, është shprehur plot entuziazëm: "'Birra Korça' po 'derdhet' lumë, aq sa ne nuk po arrijmë të numërojmë gotat e konsumuara. Bëhet fjalë për mijëra gota të mbushura me birrë, të çelë e të mbyllët. Sonte ka pasur një numër më të lartë vizitorësh se natën e parë dhe për rrjedhojë Birra Korça është konsumuar shumë më tepër. Le të themi që vetëm këtë mbrëmje kemi shitur mbi 40 mijë gota birrë. Kjo ka qenë një dyndje e paparashikuar, e cila për më tepër tregon edhe suksesin e Birrës Korça. Ajo ka qenë e preferuara e mbrëmjes, jo vetëm nga qytetarët korçarë, por edhe nga emigrantët, qytetarët e ardhur nga rrethet e ndryshme të vendit, pa përjashtuar këtu edhe të huajt, të cilët çuditërisht dinë edhe historinë e saj, ndërsa vlerësojnë natyrshëm edhe cilësinë e kësaj birre", ka përfunduar Yllka. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell