Obama uron Nishanin për Bajram

Artikujt tjerė
- Obama uron Nishanin për Bajram
- Nishani siguron Arvizunë për pavarësi të institucioneve
- Radhë për pasaporta në Kukës, mbyllen zyrat e aplikimit
- Meta-Rama, takim kokë më kokë në Tetovë
- Perime me kimikate, pjekje e rritje artificiale
- Nishani dekreton disa lëvizje të gjeneralëve
- Qeveria shqiptare nderon Arbën Xhaferin
- Zbardhet formulari i vetëregjistrimit etnik të minoritetit
- Majko reagon kundër deputetit neonazist grek
- Dekretohet Kodi i ri Zgjedhor i Shqipërisë
Tiranë, 17 gusht - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar presidentin shqiptar Bujar Nishani.
Në mesazhin e tij, Obama i uron Nishani lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm
Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës. Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fitër Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit tju sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku! Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm, theksohet në mesazhin e urimit të presidentit amerikan drejtuar kreut të shtetit shqiptar.










