• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nishani siguron Arvizunë për pavarësi të institucioneve

Publikuar: 17.08.2012 - 14:58

Tiranë, 17 gusht  - Presidenti i Republikës Bujar Nishani i jep garanci ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, në përpjekjet për pavarësi të institucioneve dhe gjyqtarë të përzgjedhur mbi sistemin e meritës. Shefi i diplomacisë amerikane ka ndërmarrë takime në Tiranë me krerët e shtetit dhe politikës vendase në prezantim të numrit dy të ambasadës amerikane, Henry V. Jardine, duke e nisur nga takimi me kreun e ri të Shtetit, takim që përbën edhe të parin mes tyre, pasi Bujar Nishani nisi zyrtarisht detyrën. Njoftimi zyrtar i Presidencës thotë se në përgjigje të interesimit të Ambasadorit Arvizu, presidenti Nishani tha se ndër prioritetet e presidencës së tij do të jenë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe rritja e besimit të gjyqtarëve te sistemi i drejtësisë. Kreu i Shtetit u shpreh më tej, se promovimi i gjyqtarëve do të realizohet duke u bazuar në merita, nëpërmjet një procedure të hapur dhe transparente me kritere të përcaktuara qartë, vijon njoftimi zyrtar i Presidencës.

Sipas njoftimit, ambasadori amerikan vlerësoi qasjen e Presidentit në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e rolit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ambasadori Arvizu shprehu bindjen se Presidenti Nishani ka personalitetin dhe integritetin e duhur për të garantuar bashkëpunimin harmonik ndërinstitucional bazuar në pavarësinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve.

Më pas, ambasadori amerikan u prit në takim nga kryeministri Sali Berisha. Njoftimi i kryeministrisë thotë se kryeministri Berisha i uroi zotit Jardine mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e tij. Kryeministri Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet, përfundon njoftimi zyrtar i Kryeministrisë. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell