• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Meta-Rama, takim kokë më kokë në Tetovë

Publikuar: 17.08.2012 - 10:47

Tetovë, 17 gusht - Përpos homazheve për liderin e PDSH-së, Arbën Xhaferri, dje Tetova i rezervoi edhe një bisedë të gjatë kryesocialistit Edi Rama dhe kret të LSI-së ILir Meta, raporton BW. Të ulur rreth një tavoline vezake të madhe në hotel "Lirak" në Tetovë, fillimisht Meta e Rama ishin nën shoqërinë e një numri të madh politikanësh shqiptarë të PDSH-së. Megjithëse në një tavolinë me 10 veta të tjera, Meta e Rama kanë qenë përkrah njëri - tjetrit gjatë gjithë kohës, dhe jo të heshtur. Bashkëqëndrimi në të njëjtën tavolinë, ka zgajtur rreth 1 orë e 3 minuta e nëse në gjysmën prej tyre ata ishin të shoqëruar, në gjysmën tjetër biseda ka qenë pothuaj kokë më kokë. Ndërsa restoranti i hotel "Lirak" gjendej krejt i boshatisur, në një tavolinë më tutje gjendeshin vetëm punonjësit e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste, të cilët u kujdesën gjatë gjithë kohës që të mos na lejonin të fotografonim takimin.

Mes "debateve" me punonjësit e zyrës së shtypit që ngulmonin të thoshin se ata nuk duan t'iu bëni foto, mundëm të shkëpusim disa syresh që tregojnë Ramën dhe Metën përkrah. Biseda mes tyre duhet të ketë qenë vërtet interesante, nëse kemi parasysh se ata morën pjesë vetëm në homazhe dhe jo në ceremoninë e mbajtur tek varrezat.

Gjatë kohës, që kryhej varrimi i Arbën Xhaferrit, Rama dhe Meta kanë qenë në restoriantin e hotel "Lirak", pothuajse vetëm. Herë pas here me ta, ulej edhe një mik i Arbën Xhaferrit, Miftar Nasufi. Kjo kohë bisedimi mes tyre, pa praninë e te tjerëve mund të ketë zgjatur 40 minuta. Ata dolën së bashku nga restoranti i Lirakut, dhe secili syresh mori makinën e tij, dhe shkuan në të njëjtin drejtim. Por, asnjëri prej tyre nuk shkuan tek varrezat, ndaj mendohet se ose kanë shkruar në një kafe ku mund të bisedonin pa përgjimin e gazetarëve, ose mund të jenë nisur drejt Tiranës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell