• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Berisha paralajmëron referendum për imunitetin

Publikuar: 06.08.2012 - 18:47

Tiranë, 6 gusht - Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, pasi ka dështuar votimi për heqjen e imunitetit, kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje. “Nesër do t’i drejtohemi popullit për një referendum qytetar për heqjen e imunitetit. Do të jetë një votim plebishitar për shembjen e murit të turpit”, ka deklaruar Berisha.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryeministri akuzoi deputetët e opozitës se me veprimin e tyre për të mos e votuar heqjen e imunitetit, po shkelnin interesat parësore të votuesve të tyre, raporton Top Channel.

“Sot më shumë se kurrë, ligjvënësit duhet të tregonin më shumë respekt për qytetarët, institucionet dhe të ardhmen evropiane të vendit. Por deputetët e opozitës ngritën murin e bllokimit dhe u përcaktuan në mënyrë unanime se do bllokojnë votimin për heqjen e imunitetit. Deputetët e opozitës do ngrihen në kundërshtim flagrant me interesat e zgjedhësve të tyre”, deklaroi Berisha.

Kryeministri u shpreh se synimi i vetëm i opozitës është bllokimi i statusit të kandidatit, sikurse është përpjekur të bëjë me nënshkrimin e MSA-së dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

“Kështu bëtë edhe për të bllokuar MSA-në dhe anëtarësimin në NATO. Është skemë tipike e PPSH-së. Kryetari juaj besonte se do ishte kryeministri i ardhshëm dhe pa imunitet, ai s’e konceptonte dot veten”, tha Berisha.

“Edhe ligjin për pasuritë kriminale, që na u kërkua për heqjen e vizave, jo vetëm që e votuat kundër, por e çuat në Gjykatën Kushtetuese. Opozita, në emër të trafikantëve, e çoi atë në Gjykatën Kushtetuese”, vijoi më tej kreu i qeverisë.



Debatet maratonë në Kuvend



Opozita njoftoi se nuk do te votonte, megjithese nuk është kundër kufizimit të imunitetit, duke kërkuar që në shtator të votohen edhe ndryshime te tjera.

Fatmir Xhafaj: Nuk e votuam projektin në tërësi në pritje të përfundimit të procesit, që do të prodhojë një tekst të integruar përndryshimet kushtetutese, për t'u miratuar më pas në Kuvend. Eshtë e papranueshme që të votojmë dy herë për ndryshimin e Kushtetutës, një herë në gusht dhe një herë në shtator. Ky do të ishte një rast i paprecedentë, që do ta bënte Kuvendin e Shqipërisë e të gjithëve ne, qesharakë. Ky është qëndrimi ynë, askush nuk mund të provojë të kundërtën dhe për më tepër askush nuk ka të drejtë të shpife dhe spekulojë mbi këtë qëndrim të qartë, publik, politik, institucional dhe parlamentar. Ju po mundoheni të bindni shqiptarët se po nuk u votua për këtë çështje nuk na e japin statusin dhe fajin e ka opozita. Alibi e bukur politike, por kam një pyetje në invers, po nëse amendamentet për imunitetin miratohen brenda muajit shtator, siç edhe kërkohet nga komisioneri dhe ne 'larg qoftë' nuk na e japin statusin e vendit kandidat, e kujt është përgjegjësia? Jeni ju të gatshëm ta pranoni këtë përgjegjësi publike dhe të dorëhiqeni nga posti juaj?



Sali Berisha: Ju bllokoni për të bllokuar statusin për të tretën herë dhe përcaktoni si kusht atë pushtet që shqiptarët s'ua japin. Përcaktoni si kusht, që ne të pranojmë që ju të bllokoni shtetin ose të kapni krerët e institucioneve kushtetuese. Çfarë kërkoni ju? Ju kërkoni Kushtetutën e sundimit të pakicës. E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj apo e keni këtë nga pesimizmi absolut, pasi jeni në një tunel pa drite dhe fitore nuk shihni, kjo është puna juaj. Per arsye se kryetari juaj ju con nga disfata në disfatë, Sali Berisha nuk mund të bëhet lideri juaj. Pra, çdo gjë mund t'i bëj unë atij, por lider nuk mund ta bëj unë atë.

Fatmir Xhafaj: Nëse ju këmbëngulni në variantin tuaj, në ultimatumin tuaj, kjo do të ishte një goditje e rëndë e nevojës për konsensus. Do të ishte një zhgënjim për Brukselin që përmes komisionerit Fyle ju ka bërë thirrje të tregoni rezultate konkrete, të fokusuar në reforma dhe ngulmimin për të treguar sinqeritet dhe aftësi për kompromis me qëllimin për të arritur paraqitjet dhe rezultatet e nevojshme në shtator. Në të kundërt qëllimi mbetet thjesht politik dhe paraelektoral. Kjo tregon qw  mbi respektin për Kushtetutën, rëndësi ka axhenda e interesave personale, politike dhe elektorale. Kjo nuk është rruga që siguron konsensusi. Kjo është logjikë përjashtuese, logjika që na ndan, muri që i vihet procesit të bashkëpunimit dhe konsensusit.

Sali Berisha: Ne bëmë kompromisin me ju, ne u tërhoqëm nga varianti ynë, ne u tërhoqëm nga varianti ndërkombëtar, ne pranuam variantin tuaj. Doni të bllokoni? Bllokoni!Për mua nuk votoni, por kur të vijë puna në rrafshin elektoral, absolutisht ata që do të paguajnë faturën më të madhe janë ata që bllokojnë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CI kthjellėt
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell