Izraeli: Ka situata më të komplikuara në botë sesa Kosova

Artikujt tjerė
- Izraeli hapi ambasadën në Tiranë
- Izraeli: Ka situata më të komplikuara në botë sesa Kosova
- Italia pengon kontrabandën e helmit të akrepit nga Shqipëria
- AK vendos flamuj në detin Jon
- Lieberman në Tiranë
- Masa të rrepta kundër tregtimit të mishit nëpër rrugë
- Nga Britania sillen në Shqipëri 100 të burgosur shqiptarë
- Inaugurohen 38 kilometra të superstradës Levan Tepelenë
- Situata dramatike e komunitetit shqiptar të Rumanisë
- Berisha në darkë me Mesiqin, Sejdiun e Moisiun
Tiranë, 2 gusht - Nëse dikush do të më thoshte atëherë kur isha student në Bashkimin Sovjetik, se një ditë do të bëhesha ministër i Jashtëm i Izraelit dhe do të vija në Shqipëri për të inauguruar hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë, nuk do ta besoja kurrë. Ky takim është një provë se si vendet tona kanë ndryshuar gjatë këtyre 20 viteve me një dinamikë dhe sfida të mëdha, si kanë evoluar marrëdhëniet midis dy vendeve, midis dy kombeve dhe miqve. Arsyeja ime e ardhjes në Tiranë është vetëm kjo, inaugurimi që i bëhet ambasadës në Tiranë, në mënyrë që këto dy vende të thellojnë bashkëpunimin mes tyre, deklaroi sot në Tiranë Avigdor Lieberman, ministër i Jashtëm i Izraelit në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Edmond Panariti.
Pyetjes se përse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, Liberman tha se qëndrimi i Izraelit nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por me gjithë rajonin e Ballkanit.
Së pari, nga eksperienca jonë si Lindje e Mesme, ne shpresojmë se kjo pjesë e botës do ti zgjidhë problemet e saj në mënyrë paqësore. Shpresoj të gjeni zgjidhje paqësore, qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, ashtu edhe nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta. Rajoni jonë (Lindja e afërme) është pjesa më e komplikuar e botës, ne kemi mjaft situata të komplikuara jo vetëm në rajon, por edhe çështjet brendshme. Qëndrimi jonë ka të bëjë me gjithë rajonin e Ballkanit, ku përfshihet edhe çështja e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë popujt e këtij rajoni ti zgjidhin problemet e tyre paqësisht, njofton BalkaWeb.
Po për këtë çështje, ministri Panariti theksoi se Izraeli ka njohur pasaportat e Kosovës.
Ndaj të njëjtin vlerësim si zoti Liberman, për forcimin e dialogut të niveleve të bashkëpunimit rajonal midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe kjo padyshim është rruga më e mirë për integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian. Për sa i përket çështjes së Kosovës, padyshim që progres ka ndodhur, pasaportat e Kosovës tashmë njihen nga shteti i Izraelit. Kjo është një tregues shumë i rëndësishëm, një vlerësim shumë objektiv i situatës rajonale.
Panariti shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë dhe do të jenë një model Me ardhjen e ministrit Lieberman në Tiranë, po sot, në qendër të kryeqytetit shqiptar zbritën tre ushtarë izraelitë me parashuta nga një helikopter. Mësohet se ushtarët zbritën me parashuta në qendër të Tiranës për sigurinë e ministrit të tyre.


emri dhe mbiemri 03.08.2012/01:00
hajt se ju kuptojme juve izraelin, mos t'jau nin. qa me u ba arapve t'lodht, se ju edhe me serbi kur jeni ju kuptojna na. izrael ma!

gjon frrokupeja02.08.2012/23:12
me gjith respektin qe ne shqitart kemi pasur per izraelitet ,,,me kohen po i vien fundi sepse kta i kan sjell terrorin botror ..sjelljet shum te kqija kuder pellazgve .palestinez. nuk kan fare respekt per askend,kta duan qe te tjret ti respektojnn kta terrorista botror,ky esht popull qe jeton me ndihmat fnatike e botrore dhe amerikane,izraeli e din shum mir se vetem shqiptart i kan mbrojt jahudit ne kohë luftrash .e tani thot ky injorant se ne bot ka probleme tjera ma te mdhaja se kosova.











roni03.08.2012/01:45
e psee nuk e pyesin ket zoteri jahudin qe krejt faji esht i tyre qe ne lindjen e mesme ska paqee.. e kan perca muslimanet ne sunni dhe shii me fitne me dreqniit e tyree vetem e vetem qe te mos rrezikohen teriitoret e tyree