• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Italia pengon kontrabandën e helmit të akrepit nga Shqipëria

Publikuar: 02.08.2012 - 20:51

Tiranë, 2 gusht - Në këto ditë vere në doganën e Barit, ku shtohet në mënyrë të ndjeshme qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve drejt dhe nga Shqipëria, nuk ndalet aktiviteti i forcave të rendit.

Të mërkurën, në një autobus të sapozbritur nga trageti 'Adriatica', u zbuluan gati 600 flakonë Vitadox; një medikament natyror i nxjerrë nga helmi i një lloj akrepi, që shitet si mjekim kundër disa lloj tumoresh. Ky ilaç është i ndaluar ne Itali dhe në përgjithësi në vendet evropiane, por shitet lirisht në Shqipëri, i importuar nga Kuba, ku prodhohet.

Sipas faqes zyrtare të Pharmamatrix, çmimi në Shqipëri është 145 euro për 30 miligramë. Kapja e kësaj sasie të madhe të këtij medikamenti të ndaluar u përshëndet nga Luigi d'Ambrosio Lettieri, sekretari i Komisionit për Shëndetësi pranë Senatit Italian. Ai kujtoi se deri më sot “pranë Agjencisë Italiane për Produktet Farmaceutike nuk është paraqitur asnjë kërkesë për marrjen e autorizimit dhe se në nivel ndërkombëtar nuk ekzistojnë studime shkencore që të vërtetojnë efikasitetin e kësaj substance”.

E megjithatë, kjo nuk ndal italianët që të shkojnë në Shqipëri posaçërisht për të blerë këtë medikament, të shtyrë nga shpresa dhe dëshpërimi.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme