• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Berisha: Dhimbje për humbjen e princit të poezisë së letrave shqipe

Publikuar: 21.07.2012 - 22:20

Tiranë, 21 korrik – Edhe politikanët shqiptarë përcollën sot mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit, Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë pas 3 ditë kërkimesh në Francë, raporton BW.

Kryeministri Berisha, në një mesazh ngushëllimi drejtuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe familjes së të ndjerit, poetit Ali Podrimja, shkruan se "lajmi tragjik dhe shokues i ndarjes nga jeta i njeriut tuaj më të dashur, princit të poezisë së letrave shqipe, personalitetit të shquar e mendjendritur të kombit tonë, atdhetarit të flakët, Ali Podrimja, ka sjellë dhimbje në mbarë zemrat e shqiptarëve".

"Me ndarjen nga jeta të Ali Podrimes shqiptaret humbën poetin e tyre më të madh të kohës së sotme, këngëtarin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të tyre të mëdha, por dhe të qëndresës së tyre legjendare. Mendimi dhe bota intelektuale shqiptare humbën intelektualin luftëtar të pamposhtur të lirisë dhe dinjitetit njerezor dhe kombëtar",- thekson Kryeministri Berisha në këtë mesazh ngushëllimi.

Berisha shprehet se "zoti e deshi që Ali Podrimja të ndahet nga ne në Paris nga ku u nis për në Parajsë për të gjetur dhe për t'u bashkuar aty me Lumin, djalin e tij të dashur, duke na lënë si trashëgim të pavdekshëm kryeveprat e tij, elegjitë e dhimbjes së madhe njerëzore, lirikat e gurta, apoteozën dhe hymnet e qëndresës së pashembullt që do shndërisin përjetë në kurorën e letrave tona".

"Ai la për ne krenarinë që patëm një mik, një shok, një vëlla, prind e bashkëshort, një korife të poezisë dhe letrave tona si Ai", - thekson Kryeministri Berisha.



Rama: Çfarë trishtimi



Ndërkohë kryetari socialist Edi Rama shkruan në Twitter: Çfarë trishtimi fundi i Ali Podrimes! Kujtoj netët e gjata në studion e Gjelosh Gjokes plot poezi, pasion artistik e atdhetar dhe hajgare!..



Bumçi: Vepra e poetit Podrimja, emblemë e shqiptarisë



Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi i shpreh ngushëllimet familjes së poetit Ali Podrimja, për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të këtij poeti të madh.

“Hidhërim i thellë për ndarjen tragjike nga jeta të poetit të madh Ali Podrimja. Është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ali Podrimja i përket një brezi të ndritur shkrimtarësh dhe poetësh që jetën dhe veprën e tyre ia përkushtuan lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Dhe në këtë plejadë të shkëlqyer shkrimtarësh dhe artistësh veçohet poezia e Podrimjes, ndriçon arti i tij i rrallë poetik, vetëdija kombëtare prej rilindasi. Vepra e poetit Ali Podrimja është dhe do të jetë emblemë e shqiptarisë dhe për poetët e sotëm dhe të ardhshëm, model i një arti të lartë, i një poezie të ndershme. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehtë në paqe shpirti i tij!”- thuhet në mesazhin e ministrit

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe riga tė lehta shiu
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CShi
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu