• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Spahiu: Politika e shitur te serbët dhe grekët

Publikuar: 15.07.2012 - 19:29

Tiranë, 15 korrik - Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot turin e takimeve me emigrantët shqiptarë të cilët kthehen gjatë sezonit veror pranë të afërmve të tyre për të kaluar pushimet. Kreu i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi çeli fushatën e takimeve me emigrantët shqiptarë në qytetin e Durrësit. Takimi u zhvillua në pistën “Iliria”, ku u mblodhën me qindra emigrantë shqiptarë nga qyteti bregdetar i Durrësit.

“Aleanca Kuq e Zi i ka kthyer sytë tek emigrantët shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria gjatë 22 vjetëve të tranzicionit, jo me qëllim për t’iu marrë atyre votën një muaj përpara zgjedhjeve, por sepse Aleanca është vetmja forcë politike që shqiptarët i trajton pa ndasitë që politika 22 vjeçare e dështuar është mësuar t’i trajtojë ata”, deklaroi kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, raporton agjencia Noa.

Sipas Kreshnik Spahiut, forca e bashkimit dhe fuqia e zërit të arsyes do të bëjë të mundur që shqiptarët të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo klasë politike e shitur tek serbi dhe greku. “Ju jeni larguar nga vendi juaj, familjet dhe të afërmit tuaj për një jetë më të mirë. Paguani taksa në vendet ku jetoni dhe jeni sërish të huaj. Ju trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë sepse politika e Sali Berishës dhe Edi Ramës ka bërë që imazhi i Shqipërisë të rrënohet vit pas viti, duke vënë në vështirësi kombin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Kjo epokë e errët e politikanëve të dështuar dhe klienteliste duhet të marrë fund”, tha Spahiu.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu