• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çka (s)bëjnë rektorët shqiptarë: Dhori Kule, anëtar në 7 borde

Publikuar: 11.07.2012 - 22:37

Tiranë, 11 korrik - Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, krahas pagës së tij si rektor, paguhet nga paratë e tatimpaguesve shqiptarë edhe si anëtar në shtatë borde. Kjo rezulton në deklaratën e pasurisë së këtij rektori, dorëzuar më 27 mars 2012 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Sipas kësaj deklarate, vetëm nga pagesat në borde Kule ka marrë mbi 1 milion e 840 mijë lekë, ose rreth 18 mijë dollarë. Kësaj shume i shtohet edhe paga vjetore prej 1 milion e 886 mijë lekë, si rektor i Universitetit të Tiranës dhe 815 400 lekë si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, shkruan BW.

Në total, pagesa vjetore e Dhori Kules kap shifrën rekord të 4 milionë e 542 mijë lekëve, ose 378 mijë lekë në muaj. Me këtë shifër, të ardhurat e Kules i kalojnë edhe ato të presidentit dhe kryeministrit shqiptar. Me ligj, paga e presidentit është 255 mijë lekë në muaj, pra rreth 1 200 dollarë më pak nga sa merr Kule.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2012, thuhet se Kule ka deklaruar se ka kursyer 4.5 milionë lekë dhe ka blerë një apartament prej 78 mijë eurosh.

Komente (1)

Filipi12.07.2012/08:21

Ja paska kalue Besim Beqajt per dy borde! Beqaj i famshmi dhe i pazevendesueshmi ishte vetem ne pese ! Do protestoj !

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell