• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hillary Clinton, së shpejti në Shqipëri

Publikuar: 07.07.2012 - 17:26

Dubrovnik, 7 korrik - Në Dubrovnik të Kroacisë ku është duke u zhvilluar samiti "Shtet-ndërtimi dhe eksperienca europiane“, kryeministri Berisha është takuar me zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve z.Philip Gordon.

Siç njofton zyra e shtypit në kryeministri, Zv/sekretari i Departamentit të Shtetit Gordon shprehu kënaqësinë që takohej me kryeministrin Berisha dhe i përcolli atij përshëndetjet e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe i rikonfirmoi dëshirën e saj për të vizituar së shpejti Shqipërinë.

Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu kënaqësinë e veçantë që takohej me z, Gordon dhe i kërkoi atij t'i ripërsërisë sekretares Clinton se shqiptarët do të jenë shumë të lumtur e krenarë ta presin atë, si mike të madhe e të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në këtë vit jubilar e historik të 100-vjetorit të pavarësisë. Në  takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ecuria e reformave në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha e njohu zevendessekretarin Gordon me hapat e ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, në veçanti, për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, ecurinë pozitive  të reformës zgjedhore, por edhe nismën shumë të rëndësishme të deputetëve të koalicionit qeverisës për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. Gjithashtu kryeministri Berisha pati një takim me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, zotin Michael Spindelegger i cili në kuadër të 100 vjetorit të Pavaresisë premtoi se përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut do të sillen në Shqipëri për t’u ekspozuar për kremtimin e kësaj ngjarjeje historike.

Komente (2)

CaliCh10.07.2012/00:30

valon veq per naj dit vjen shpata me krenare e skenderbeut per gjith jo se jo sepse mesa kom lexu une neper shum faqe ajo esht bler nga dora e njeiut simete thn qe ka qen shpat e shejt meba si sen i shejt dhe pergjithmon ka mbet austri sa e sa vite... Me Respekt e klm

valon salihu07.07.2012/21:32

Po kam shum deshir ta di se shpata a do te sillet ne Shqiperi vetem per ekspozit disa ditore apo do te merr prap Austria ? kisha pas shum deshir sidomos nga Redaksia ndonje lajm nese kan dijeni per ket lajm ju flm...

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell