Clinton letër Nishanit: Roli juaj si president, jetik

Artikujt tjerė
- Clinton letër Nishanit: Roli juaj si president, jetik
- Lëvizje pozitive të Shqipërisë drejt BE-së
- Topi: Rama, një amator në zgjedhjen e presidentit
- Doris Pack thërret opozitën të bashkëpunojë për përmbylljen e reformave
- Deputeti Saimir Tahiri dënohet me pesë milionë lekë për shpifje
- Tirana pushtohet me Unë e dua Çamërinë
- Kriminaliteti në rritje
- Lehtësohen procedurat e kalimit mes Shqipërisë e Malit të Zi
- Berisha në KiE: Akuzat e Dick Martyt nga prokuror serb
- Lehtësohen procedurat e kalimit mes Shqipërisë e Malit të Zi
Tiranë, 27 qershor - Presidenti i sapozgjedhur Bujar Nishani priti sot në një takim ambasadorin e SHBA në vendin tonë Aleksandër Arvizu, ku u nënvizua rëndësia e rolit të kreut të shtetit dhe kontributit të tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.
Arvizu i dorëzoi Presidentit të zgjedhur të Republikës Bujar Nishani edhe një letër urimi, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, nga Sekretarja e Shtetit e SHBA, Hillary Rodham Clinton, transmeton TCH.
"Dëshiroj tju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar. Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës. Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare, shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA, Clinton.










