Kuçi u shkruan medieve: Jap dorëheqje nëse nuk hiqen nenet 37 e 38

Artikujt tjerė
- KFOR-i i gatshëm për secilin skenar
- Azem Sylës i mohohet qëndrimi në Zvicër
- Kuvendari Kabashi kërkon rregullore për akustikën e xhamive
- Bllaca kritikohet se e ka ndihmuar Adem Salihajn në fushatë
- Veselinoviqi, Al Capone i veriut
- Hoça e Prizreni përfundojnë në Kushtetuese
- DnV: Shumë parregullsi gjatë fushatës
- SHBA-të kërkojnë 16 ushtarë të zhdukur në Kosovë gjatë LDB
- Surroi: Kosova ska fuqi të ndihmojë, por është mike e Sirisë
- INPO: PDK shkelësja më e madhe e fushatës në Ferizaj
Prishtinë, 27 prill (E plotësuar) Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Prof Dr. Hajredin Kuçi, ndërkohë u ka drejtuar një letër medieve, me të cilën u bashkohet shqetësimeve të gazetarëve për cenimin e lirisë së shprehjes e të shtypit me nenet 37 e 38 të Kodit Penal, të sapomiratuar nga Kuvendi. Në letrën e tij thuhet:
Të dashur miq të mediave.
Duke shprehur keqardhjen për shqetësimin tuaj lidhur me nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal dhe që një kod shumë modern ka rënë nën hijen e këtyre dy neneve, theksoj se kur kam nënshkruar heqjen e neneve 37 dhe 38 nga ky kod, e kam menduar këtë me bindje, pasi për mua rendi dhe ligji, mediat e lira dhe shoqëria civile, janë parametra të zhvillimit demokratik të vendit.
Andaj, e ftoj Presidenten e Republikës së Kosovës që ti kthejë këto dy nene. Dhe nëse ajo nuk i kthen, unë do ta amandemantoj Projekt-Kodin pa këto dy nene dhe do ta dërgoj prapë në Kuvend, sepse për këtë ka kohë, ngase kodi nuk hynë në fuqi para 1 janarit 2013.
Po ashtu, me tërë autoritetin tim politik dhe njerëzor do të loboj në Kuvend që të hiqen këto dy neneve. Nëse Kuvendi nuk i amandemanton këto dy nene dhe Kodi hynë në fuqi me këto dy nene, kështu si janë sot, unë atë ditë do të jap dorëheqje nga pozita ime si Ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Qeverisë, ngase nuk dua të jem personi që kufizon apo jep përshtypjen se kontribuon në kufizimin e lirisë dhe punës së mediave të lira dhe të pavarura, në funksion të interesit publik.
Këtë e bëjë edhe si akt moral, ngase një kohë, gati dy vite, në fillim të viteve të 90-ta, kur mungonte edhe liria e Kosovës, unë si Kryeredaktor i gazetës Bota e Re, jam përpjekur për lirinë e mediave të vendit tim edhe nën okupim, ngase kam menduar se këto dyja shkojnë bashkë dhe kanë kuptim kur veprojnë njëkohësisht dhe të plota, përfundon letra
Prishtinë, 27 prill - 13:22 - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodit i ri Penal, neni 37 dhe 38.
Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit të noterëve të Kosovës, ai ka folur për këtë temë, duke thënë se do të kërkojë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që të kthehet prapa ligji për Kodin Penal.
Ai është zotuar se do ta amendamentojë Kodin, nëse Jahjaga, nuk ndërmerr asgjë as pas kërkesës së tij.
Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime, ka thënë Kuçi.
Për nenin 37 dhe 38 të Kordit të ri Penal, ditë më parë kanë protestuar gazetarët e Kosovës, të cilët edhe në takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, i kanë kërkuar asaj që ti kthej prapa këto dy nene, pasi me to shkelet liria e shprehjes.


guri prishtine 28.04.2012/01:14
Kuci e ka rrejte edhe rrenen , e spo na rrene neve le more cka po thua , a denokracia qe e shofin me kodin e vete gazetarucat dojne me ba ligje a

Nina27.04.2012/23:40
Cfare hipokriti qe eshte o Zot o Zot!Mos me e njofte i kisha besu.Bene spektakel vetem per ta reklamuar veten.

bugz27.04.2012/21:39
Ishallah kur ta japesh doreheqje e ngren kamen zhag Z.Kuqi qe i ngren edhe ata tjert mbrapa teje....

toni 27.04.2012/21:28
Z.Kuçi ju jeni njeri ma i madhi I Kosoves Zoti te bekofte ty edhe famijen

skenderbeu27.04.2012/14:18
shi shi nine more far folliranti

naser shema27.04.2012/14:16
Nese me 1 janar hyn ne fuqi,hyn edhe doreheqja e ime,mendojene qfar politike,edhe nese hyn ne fuqi deri ne janar ky kuqi i ban edhe 100 mashtrime tjera ne harmoni me thaqin,harroeht doreheqja e me siguri ligji jet,shum dallavergji more kta por kan gjet popull qe flejn e mir jav bajn

bretku27.04.2012/14:00
Dorëheqja Juaj dhe shumë shokëve tjerë të politikës kosovare është shërbimi më i mirë që do t'i bëhej Kosovës.

gzimi27.04.2012/13:52
Liria e shprehjes, te drejtat e njeriut ne pergjithesi, qeshtjet me rendesi kombetare nuk duhet te lihen ne vullnetin e asnje individi pa marr parasysh sa punetor apo i drejt eshte ai. Ato duhet te rregullohen nga shteti, pasi qe eshte pergjegjesi e shtetit mireqenia e qytetareve te tij. Pasi qe qeveria jone nuk eshte ne gjendje te veproj..... vaj halli per neve.

morali27.04.2012/13:51
Ku o morali ketu? Je zv. Kryeminister, minister i drejtesise, keni sponzorizue ligjin keni shumicen ne parlament dhe e keni miratue ligjin, e tani dilni ne publik the deklaroni keso gjepura!!!!! Kjo eshte ofendim i intelegjences se keti populli ndoshta edhe populli e meriton qe ju len ju me ofendua!

xhevdeti27.04.2012/13:48
A dini dishka bile njeher te beni ate cka deklaroni dhe premtoni,apo ndryshe folni dhe krejte ndryshe veproni.Jeni bere aq bajat sa qe shume me mire kishte me qene qe mos tju shofim parakamerave duke deklaruar futkotizma.

Kosovari27.04.2012/13:47
Koha eshte.

Ibrahimi27.04.2012/13:47
Çfar demagogjie, po vërtet është deklaratë demagogjike,po ky këte veprim ka mundur ta bëjë para se deputetet diletant i kanë votuar këto nene !!!!

G3z1m27.04.2012/13:46
Ma n'fund nje deklarat qe m'gezoj. Po shume ma bone qefin! Kemi nevoj per kesi veprime edhe kesi njerez. Praktiken tuaj duhet me ndjek edhe shume koleg tu.

genti27.04.2012/13:42
Ja një shembull i denjë integriteti politik. Dhe nuk është hera e parë për Z.Kuçi.

sinani mitrovice27.04.2012/13:40
po ti o zv kryeminister si minister i drejtesise vete i ke krijuar dhe i ke derguar ne qeveri e pastaj ne kuvend qe te miartohen pse tash po del kunder tyre a veq qe e tere shoqerija eshte ngritur kunder ketyre dy neneve ti ne fillim si krijues i tyre eshte dashur te japesh doreheqjen .

Polici27.04.2012/13:33
OOO Milici i tynehershit, ka ni qe Presidentja ka me kthy Kodin e ky kishe po shitna patriot ncncncn, o qelu tok t'hi mrena bre...!!! O hajredin NASTRADINI...

osllani27.04.2012/13:33
kishte qen ma mir sikurse nji ultimatum te till ta kishte ba Hashimi. Mirpo Hashimi jam i sigurt se nuk do ti permbahej asnji premtimit i cili do te mund e ta eliminonte ate.

Flamuri...27.04.2012/13:33
Po Z.Kuci, ju jeni ai sponsorisuesi i ketij ligji Kodit Penal, Ju jeni ai i cili i keni futur keto dy nene dhe i keni tradhtuar gazetaret edhe pse fillimisht ju kishit premtuar se nuk do te ishin pjese e Kodit Penal. Sot kur e keni kuptuar se Kodi do te kthehet mrapsht nga Presidentja dhe do te kete presione nga nderkombetaret per heqjen e tyre, thoni se do te jap doreheqje nese nuk largohen keto dy nene... shume paradoksale...






bahrije suedi mitrovice28.04.2012/02:38
ky eka ba marveshjen me thaqin hajt te thojm qishtu,veq mej fitu zgjedhjet per aresye qe, atifete jahjaga me siguri e nenshkrun e kta kishe me met te paq para opinjonit he keto fore moti ikem dite na vone keni lind more ju te pa fetyr....