Pavarësia e pambikëqyrur, pa veriun

Artikujt tjerė
- Edita në Danimarkë
- Arrijnë edhe 70 ushtarë për KFOR-in
- NATO: Nuk lejohet dhuna ndëretnike
- Bllaca kishte kërkuar 600 mijë euro që të mos fliste
- Zgjidhja për veriun- këmbimi i territoreve
- KOMRA: Institucionet të bëjnë më shumë për të zhdukurit
- Tadiq: Kosova nuk është zemra e Serbisë
- Ska eskavatorë për hapjen e varrezave masive!
- Qeveria e gatshme ti takojë ilegalët e veriut
- Kuçi e Xhaferi për thellim bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni
Prishtinë, 26 prill - Institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare pretendojnë që gjatë shtatorit të sivjetmë ta bëjnë Kosovën shtet plotësisht të pavarur, por pa i dhënë zgjidhje problemit të Mitrovicës dhe tri komunave veriore të banuara me shumicë serbe.
Në asnjërin prej 22 amendamenteve kushtetuese dhe 21 ligjeve që i janë nënshtruar ndryshimit me qëllim të mundësimit të bartjes së kompetencave nga prezenca civile ndërkombëtare tek autoritetet vendëse nuk specifikohet veriu si zonë ku Plani i Ahtisaarit nuk ka gjetur zbatim, nga shpallja e pavarësisë më 2008 e deri më sot.
Në një dokument që Koha Ditore e ka siguruar brenda Qeverisë kohë më parë, është konfirmuar se çështja e Mitrovicës do të adresohet ndaras. Me Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ishte paraparë që qyteti i ndarë etnikisht nga lumi Ibër, jugu i banuar nga shqiptarë dhe veriu nga serbë, të ndahej edhe në dy komuna që do të udhëhiqeshin nga një bord i përbashkët, pjesë e të cilit do të ishte edhe një anëtar i përfaqësues ndërkombëtar që do të zgjidhej nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Tani, kur ZCN-së po i skadon mandati dhe të tilla parashikime në plan nuk janë jetësuar, është vendosur të hiqet dorë nga komuna, por jo edhe nga shtyrja përpara e 21 ligjeve që rregullojnë fusha të caktuara, në të cilat prania ndërkombëtare aktualisht ka një rol kyç.
Qeveria e cila në bashkëpunim me ICO-në gjatë përgatitjes së pakos së ndryshimeve, për përfundim të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, është përkujdesur ti fshijë përgjegjësitë e ICO-s dhe ato tia bartë kryeministrit.
Amendamentet e propozuara për ndryshim të 21 ligjeve janë inkorporuar brenda një projektligji të vetëm, i cili tashmë është pranuar në Kuvendin e Kosovës.
Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë nuk do ta shënojë fundin e misionit për ata që janë emëruar nga ICO-ja.
Gjykatësit ndërkombëtarë, të emëruar në pajtim me Kushtetutën dhe me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre të specifikuar sipas kushteve të emërimit të tyre.
Qeveria e Kosovës do të obligohet që të sigurojë fonde për gjykatësit ndërkombëtarë në vlerë të barabartë me pagën e gjykatësve vendorë.
Njëjtë do të veprohet edhe me auditorin e përgjithshëm.
Auditori i përgjithshëm i emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe me këtë Ligj vazhdon të qëndrojë në post deri në përfundim të mandatit dhe me kompensimin e cekur në kushtet specifike të emërimit të tij. Qeveria e Kosovës siguron fonde në vlerë të barabartë me pagën e një qytetari të Kosovës që mban pozitën e njëjtë, thuhet në pakon e ligjeve që i janë nënshtruar ndryshimit.
Me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e 21 ligjeve, Qeveria është përkujdesur ti avancojë të drejtat e komuniteteve pakicë. Në këtë vazhdë, ajo ka ofruar zgjidhje për statusin e Kishës ortodokse serbe nëpërmjet plotësimit të Ligjit për lirinë fetare.
Me amendamentet e propozuara kjo kishë konsiderohet si pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse Serbe (KOS).
Emri dhe organizimi i brendshëm i Kishës Ortodokse Serbe, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe veprimtaritë e saj, do të respektohen, thuhet në propozimin Qeverisë.
Veç statusit, është garantuar siguri dhe liri e lëvizjes brenda territorit të Kosovës për të gjithë përfaqësuesit e kësaj kishe.
Pavarësia e plotë, përveç në veri, nuk do të ndihet as në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo forcë do të vazhdojë të mbetet e dizajnuar dhe e përgatitur për të përmbushur funksionet e sigurisë që nuk i përkasin policisë apo organizatave të tjera për zbatim të ligjit.
Forca e Sigurisë e Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Një rishikim i plotë i këtyre kufizimeve, do të bëhet jo më herët se pesë vite nga koha e hyrjes në fuqi e Ligjit Nr.03/L-046 për Forcën e Sigurisë së Kosovës... , thuhet në amendamentin e propozuar për ndryshim (gjerësisht në Kohën Ditore).


HEROI26.04.2012/14:36
NESE BEHET KESHTU KOSOVA U NDA 100 SIKUR TORTJA EMBELSIRA SI NDAHET PJES PJES,POR INSHALLA NUK NDODH KJOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.

gezim26.04.2012/13:34
ner hijen e fusnotes dhe pa veriu ashtu pra apooooooo si keni ftyer te uleni dhe te beni shaka me Popullin une jam shume i zhgenyer jashtzakonisht dhe nuk mundet te ket kurfar arsytimi pas ksaj marrveshje te ashtu qujtur fusnot as nga ju opzita pervetm vetvendosjes por edhe vetvendosja nuk ka ber sa duhet per ta kundershtuar jashtzakonisht ashper kit marrveshje te faqes zez.. ju lutem komentin ..

Dardani26.04.2012/13:26
po de....
Hashoviçi ju jep shkive pse jo kishave.
poashtu nuk u bo asnje investim ne trashigimin Dardanase.
athua pse more Hasho?
per FSK thejshin qe sivjet kysmet po bohet ushtri
tash po del se jo sivjet po duhet me prit edhe pes vjet.bile apet
pikpytje.
ahhhh......

kiri moni26.04.2012/12:45
Nuk e di se edhe qka ju ka mbet pa fal te huajve ktye. Veriun serbis, tash 35 hektar univerzitetit privat qeverija. Po ku ka drejt qeverija me fal toka komunale bre. po kta jon msu tuj vjedhe per veti e tash edhe zemergjan me djers te huej. Seeeeeeee na paskan qlirueeee.

rreze ferizaj26.04.2012/11:56
Duhet mu ndal me mendu a jem more na qe e bam lufte a jo gjith ket trishtim per me fitu ni grusht njerz......?

avdushi26.04.2012/11:17
e mjer kosova e mjer populli kush po e udheheq,syt jan me pa por nuk e di se edhe populli qka po presin e teri kur keshtu e kush po mendon se do me ua rregullu punet kur zotin e shpis e kan te pa afte per me e udhiq shetetin apo si me than shpin,kuptohet.

zhgënjimiferizaj26.04.2012/11:16
Po nuk po quditem me qeveri se pernime smujn me prish rahatin se e pan qka asht fotelja po ky popull a ka vesh a ka sy.! sa gjaku asht derdh e sot nji grup profitera me shkel me dy këmbë. kjo asht tmerr!!!!!!!!!!!Nëse shkon ni pjes e teritorit qe po ja dhurojm armikut ne shej mirnjohje për per ... sjet ,masakrat dhr perdhunimet qe na jan bërë si popull po edhe si komb.Vetë e vetëm për mos me prish der ket rahatie te klases politike?sa per popull ska ransi o fleni shqiptar fleni.!!!!!!!!!!

Mitovicalija26.04.2012/10:36
po kushe po udheheq seshte per me u qudit se jo veriu po ishalla se qon zoti malin e zi edhe maqedonin se edhe ato e shkpusin ka nje pjes te territorit po me dhimen do fshatra qe po rrin ne ankth ne pjesen veriore se puna po shifet o baco jep me gjak eshite me laps siq i bie ma konkretisht masha e shkaut jan kta qe po e udheheqin sot koosven he mozomakeq se vet kta jan ata qe e nenshkruejan e bashksia nderkombtare jau vulos

Nexhmedini26.04.2012/10:24
Tani Kosova e ka poziten me keq se ato te 1974tes,Veriun smund ta kontrolloi,ne jug serbet me Komuna dhe te drejta te plota shqiptaret as te Hata dhe as te Fata tyme e flake na shkoi kjo jete por kete here me ndihmen e Qeverise Thaqi.

xhafa26.04.2012/10:21
frigohem se gjerat do te shkojne ne drejtim te dy rrugeve. Njera eshte heshtja qe eshte duke u bere qe sa kohe dhe pasojat per popullesine jo serbe po jane qdo dite e me te keqija , dhe rruga tjeter mund te jete radikalizimi i situates me mundesi te nje konflikti te ri per shkak te zgjatjes se gjendjes jo normale ne ate pjese te Kosoves dhe frustrimit te qytetareve nga pritja...

xhevdeti26.04.2012/10:15
Do te mbetet ne histori si Qeveri e turpit.

petriti26.04.2012/09:38
ma ashiqare se kaq ska tjeter qysh me tregu kjo qeveri se ka heqe dore prej veriut tu Kosoves








Agimi27.04.2012/08:29
Kjo eshte ndarje e veriut 100 per qind.