48 orë paraburgim për Mark Koshnjetin, të hënën para gjykatësit

Artikujt tjerė
- Mjekët po ikin jashtë, Ministria nuk shqetësohet
- Familja e Diana Kastratit e dërgon në Kushtetuese tërë sistemin gjyqësor
- Opozita do ta përballë me përgjegjësi Qeverinë për veriun
- Ska zgjedhje, por do të ketë qeveri lokale serbe në Kosovë
- Peja e Deçani zihen për rrugën, vendos Ministria e Infrastrukturës
- KFOR-i e policia shtojnë praninë te tre rrokaqiejt
- Aktivitete të shumta në përvjetorin e Betejës së Zhegocit"
- Arrestimet - trashëgimi e Millosheviqit?
- Amerikanët përfundojnë mbështetjen për komisionet reformatore
- AAK: Grabovci shpifë për ti mbuluar dështimet e qeverisë në veri
Beograd, 15 prill - Sipas njoftimeve të medieve serbe, Mark Koshnjetit, të arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë, në Merdar, derisa po udhëtonte me autobus për në Beograd, pas marrjes së pyetje, një gjykatës serb ia ka caktuar 48 orë paraburgim .
Sipas medieve serbe, prokuroria e këtij vendi ka vendosur që kundër Koshnjetit të nis hetimet. Ai, sipas gazetës serbe Blic, do të merret të hënën në mëngjes në pyetje, kur për paraburgim do të vendos gjykatësi i degës për krime të luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar Mark Koshnjetin në Merdar, "bazuar në një arrest për krime lufte", kanë raportuar mediat serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë", raportojnë mediat serbe.
"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit.
Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se Kasnjeti, "si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kraimirovc, më 1998".
Në anën tjetër, familja e Koshnjetit, nga Prizreni nëpërmjet degës së KMDLNJ-së të shtunën në orët e vona është deklaruar se Marku, nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, ka reaguar të shtunën lidhur me këtë arrestim, duke identifikuar më saktësisht Koshnjetin dhe duke kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe sidomos atyre ndërkombëtarë që të ndërhyjnë për ta liruar ate.
Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet:
Me 04.2012, rreth orës 22.00, familjarë të të arrestuarit (Mark Koshnjeti) sot nga autoritetet serbe në Merdare, kanë njohtuar Qendrën Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren se:Mark (Mihill) Koshnjeti(1955), i lindur në Prizren, banues poashtu në Prizren, rr.Pal Paluca, p.n. është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, derisa po shkonte për vizitë tek motra e vet në Beograd, që jeton prej kohësh, ka thënë fillimisht e bija e Markut, Valentina Koshnjeti-Koni.
Ajo më tej tha se:babai im ka udhëtuar tek motra e vetë (motra e Markut) për vizitë, sepse vajza e motrës së tij këto ditë do të martohet. Ai, asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është arrestuar pa të asnjë të drejtë lidhur me këtë dyshim, ka thënë Valentina, e bija e Markut, që njoftoi se janë në dijeni se ai tashmë është në Burgun e Beogradit.
Edhe burime tjera të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së, bëjnë të ditur se Mark Koshnjeti nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, kërkon nga mekanizmat vendorë dhe sidomos atyre ndërkombëtar që të ndërhyjnë dhe të njëjtin ta lirojnë.


italiani15.04.2012/12:17
valla nuk e di kolona shum te gjata ne kufi me serbin tu e dit se serbija asht qaja qe ka kan po pse bre burra po i bini natan a po e shifni qe ka arrestime e maltretime kti njerit ja kishin qit nji foto tu i qu perpara lidh dy shkije ne se asht e vertet valla zor e ka me dal po me men ne krye nuk i hihet ujkut ne goj

prishtina 15.04.2012/11:24
qeveri e deshtume totalisht , njeri pa pik faji arrestohet askush nuk nderrmerr asgje .Po shihen trimat e UCKse ku jane e keni pushtetin ne dore por spo guxoni shkaut me ju ni .Vertet turp mi than vetit ju si qeveri e krahut te luftes ne kemi luftu kur tani duhet me fol e me luftu me fakte me kimik nese eshte nevoja edhe prap me arme nuk ju degjohet zeri ...turp turp turp edhe ata qe jua japin voten edhe me te kqinje jane .

pse bre trim!?15.04.2012/11:22
po pse bre trim,po i kalon ujkun ne goje!! po mu dhumesh bre trim njejt edhe familja qe sot merzitet per fatin tend,por une e kuptoj qe ket nuk e ka qu e mira ne goje te ujkut,nje zor e ka pas,se prej te mirave kurkush nuk rrezikon.
dhasht zoti e lirohesh sa me shpejt,e kthehesh ne gjirin familjare,ne keto raste shihet forca e nje shteti,kurse ne nuk kemi SHTET vetem MARIONETA..kush te reagoj per lirimin e ktij TRIMI?
jo vetem me deklarata te rrejshme si te BAJRAM REXHEPIT

Arber15.04.2012/10:00
po kta edhe naj dit se te shpia kan me na hi e me na arrestu drejt ne begorad kan me na qu e Hashim Thaqit e kabinteit te tij nuk i intereson pi zyres te vet e denon edhe prap e vazhdon aj interesin e vet kshtu si me pavarsi qe jemi si kur u kan Serrbia ne Kosov njejt pom doket mas pari marre per Hashim Thaqin tana ma per ket Bajram Rexhepi qe send nta skish poplli hala ma fajtor qe kurr nuk qohen me lyp ni drejt te veten veq rat rrin e kta na kcejn qysh dojn

xhevdeti15.04.2012/09:50
Ku jane motivet politike te kesaj Qeverije e dekoruar, me Kamisha dhe Kauboi Xhema.

enver gashi15.04.2012/08:49
o mjerim o mjerim kto jon motive politike kurse politakanet tan flejne ne gjume po arrestoni e ju se kini boll me arrestu









liris15.04.2012/14:04
more ktyne mir pojaubajn qeposhkojn si kafsha ngoj tyne se poibesojn qeveris qe ika rregullu punt po kta ekan ba ket marrveshje me arrestu luftart e liris