Studentët paralajmërojnë protesta masive për veriun

Artikujt tjerė
- Solana: Personalisht kam favorizuar njohjen e Kosovës
- Zyrtarët kosovarë urojnë Pashkët Ortodokse
- Zëvendësministri Selimi në Forumin Global të Sigurisë në Bratislavë
- Thaçi ngushëllon Gruevskin
- Deputetët e AAK-së nuk nënshkruajnë për VV-në, për PDK-në po
- 48 orë paraburgim për Mark Koshnjetin, të hënën para gjykatësit
- Serbia çon në 5 numrin e kosovarëve të arrestuar
- Shqiptarë e serbë nuk presin aksion policor në veri
- KMDLNJ: Mark Koshnjeti nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
- Rexhepi: Këto janë arrestime politike
Prishtinë, 14 prill - Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit kanë shqetësuar edhe studentët e Universitetit të Prishtinës. Përfaqësues të tyre, theksojnë se nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin veprime konkrete, studentët nuk do të heshtin, duke paralajmëruar protesta masive, raporton KTV.
Studentët e Universitetit të Prishtinës nuk e kanë ndërmend të rrinë duarkryq, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Synojnë të përsërisin veprimin e kolegëve të tyre gjatë viteve 80- të, të cilët patën demonstruar për lirinë e vendit.
Të indinjuar me institucionet përgjegjëse të vendit, të cilat sipas tyre nuk janë duke bërë asgjë në përmirësimin e situatës në veri, përfaqësues të studentëve u bëjnë thirrje atyre të ndërmarrin veprime konkrete.
Ndryshe masat e tyre të veprimit do të jenë më radikale.
E në një konferencë tjetër, të ndarë, nga kjo e organizatave studentore e ka mbajtur edhe Parlamenti Studentor, lidhur me situatën e krijuar në veri.
Përfaqësues të studentëve, gjithashtu u bëjnë thirrje edhe mekanizmave ndërkombëtarë, KFOR- it dhe EULEX-it që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mundësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të mallrave, duke liruar rrugët nga barrikadat e ngritura.


Dauti.15.04.2012/11:13
Kurr nuk esht vone, STUDENTET kane qene dhe jane dielli i Kosoves. Bravo.

skender hasanaj15.04.2012/09:08
mene fund filloi diqka ta leviz nga vendi ekjo esht rinia studentore pak me vones por
si thot populli ma mire von se kurr besoim se edhe ksaj here studetntet dote jen prijes te ndryshimeve te shum pritura ne ate kosove te mjer .keni perkrahjen e te gjithve
pore mos u ndalni

luli15.04.2012/08:06
valla heret ju paska dal gjumi mas 8 mujve tash nese mindeni me kap disi per bishti

arta14.04.2012/22:04
bravo.

meha mitrovic14.04.2012/21:26
hajde per hajr eju rujt zoti... pa emarr rinija ne dor nuk ka meurregullu se sa per bajram policin e hashim tenderin zoti na lasht shnosh per ta










ISH STUDENTI15.04.2012/13:38
tE RINJET , DHE STUDENTET JANE SHTRESA ME PERPARIMTARE E NJE VENDI . mEGJITHATE, NE VEND QE STUDENTET TI PERKUSHTOHEN MESIMIT E STUDIMIT, ATA MENDOJNE E PLANIFIKOJNE QE TE DALIN NE PROTESTA, BASH TASH KUR PO AFRON KOHA E PERFUNDIMIT TE VIT STEDNETOR DHE E PROVIMEVE. NEVE SHQIPTAREVE TE KOSOVES NA SHKOI JETA NE PROTESTA , TUBIME E DEMOSTRATA . MENDOJA SE PASI QE ME NE FUND U BEME SHTET, DISI DO TE BEJME NJE JETE ME TE MIRE PA GALJE TE MEDHA. POR U ZHGENJYM, NGASE NUK KEMI SHTET QE PERKUJDESET PER POPULLIN, POR AI PERKUJDESET PER INTERESAT E PAKICES. ATA QE JAN NE PUSHTET, POZITEN E SHFRYTEZOJNE PER INTERESA TE VETA E FAREFISNORE.