• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kushtetuta me amendament jokushtetues

Publikuar: 11.04.2012 - 08:51

Prishtinë, 11 prill – Përmbajtja e amendamentit të dhjetë të Kushtetutës, nga gjithsej njëmbëdhjetë sa janë propozuar, ia ndërpret presidentes Atifete Jahjaga mandatin kushtetues dhe ua mundëson shkelësve të Kushtetutës kandidimin për majë të pushtetit. Juristë e kualifikojnë antikushtetues këtë amendament.

Në Gjykatën Kushtetuese ndodhen të njëmbëdhjetët që janë propozuar nga Komisioni parlamentar i themeluar pas një marrëveshjeje politike për të bërë ndryshime në aktin më të lartë juridik, e që ndërlidhen me procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe me kompetencat e tij. Kushtetuesja do të konstatojë se ky amendament, por edhe të tjerët që janë propozuar, i zvogëlon apo jo të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës. Pas kësaj, Kuvendi do t’i qesë propozimet për aprovim para deputetëve.

Gazeta ka siguruar përmbajtjen e këtij amendamenti që zëvendëson nenin ekzistues 162, dhe i cili i referohet shpalljes së zgjedhjeve të para presidenciale. Pavarësisht dispozitave tjera të Kushtetutës, në të thuhet se “zgjedhjet për presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, mbahen brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjore relevante”. Në këtë nen precizohet se mandati i presidentit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi, sipas dispozitave të mëhershme të Kushtetutës, vazhdon derisa “presidenti i ri të zgjidhet dhe të bëjë betimin”.

Juristët e shohin këtë si një precedent të rrezikshëm.



Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”

 

Komente (1)

Lukas Notaras11.04.2012/09:37

Revolucioni fshatare eshte ende i pambaruare!Ende nuk i duket fundi

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu