• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

UP-ja ngrin raportet me gazetarin e “Kohës Ditore”

Publikuar: 04.04.2012 - 09:03

Prishtinë, 4 prill – Universiteti i Prishtinës ka vendosur t’i mbyllë rrugët e komunikimit me Besnik Krasniqin, gazetarin e “Kohës Ditore”, i cili është autor i disa teksteve që flasin për shkelje procedurash dhe keqmenaxhim brenda këtij institucioni. Vetë rektori Mujë Rugova ka dhënë leje nga Turqia, ku gjendet për vizitë zyrtare, që të gjitha mediave t’u kumtohet ky lajm, përmes një komunikate. Aty është shkruar se gazetari ka falsifikuar dokumente zyrtare gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që mohohet kategorikisht nga Krasniqi.

Akuzat ndaj gazetarit për falsifikim kanë nisur në fund të vitit të kaluar, pas publikimit të shkrimit për lartësinë e pagave të menaxhmentit të UP-së dhe kanë vazhduar pas çdo shkrimi tjetër të gazetarit që ka trajtuar problemet në këtë institucion.

Kryeredaktori i së përditshmes “Koha Ditore”, Agron Bajrami, vendimin e UP-së e ka parë si hakmarrje ndaj shkrimeve të gazetarit Krasniqi.

“Veprime të tilla janë presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve, sepse Besniku ka qenë i shquar për raportet që kanë zbuluar disa keqpërdorime brenda Universitetit”, ka thënë Bajrami.



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

 

Komente (4)

Prizrenasi04.04.2012/14:47

O , Muje Rugova, demokracia ne UP NUK FORCoHET DUKU E NGRIR E DUKE BOJKOTUAR GAZETARET, POR DUKE E NGRITRUR SHKALLEN E TRANSPARENCES E te BASHKEPUNIMIT ME MEDIAT. Ne rastese Ti e kupton cka eshte demokracia, keshtu e ka kjo pune e neraste se jo, atehere me keso veprime arbitrare po i shkakton deme vetevetes, por edhe instucionit qe Ti e drejton keq . Se UP nuk te lene baba, apo dikush tjeter ne amanet .

doktori prizren04.04.2012/14:00

Perpjekja per mbyllje te dyerve te gazetareve eshte perpjekje per ta fshehur te verteten. Ketu, mendoj nuk duhet komente tjera, pos qe duhet te veproj urgjentisht Prokuroria, e cila si duket eshte hutuar pas rrogave te majme
Turp. Medet per femijet tane

Ukiu04.04.2012/10:28

Shiqoni. Cka paska bere rektori i Univesitetit te Prishtines, kesisoi nuk do kishte vepruar as Aleksander Lukashenko, kryetari i Bellorsise. Po te mos ishin gazetaret Kosova do te ishte nuk do te ishte e lire, por nuk do te dihej se kush eshte Muje Rugova. Ky njeri me kete veprim etj. nuk meriton qe te jete as i pari i nje katundi e lere me i pari i nje institucioni te larte shkencor, sic ishte Universiteti i Prishtrines. Une umendoi se Muje Rugoven, duhet perbojkoto te gjitha mediat e Kosoves, derisa ai te terheq vendimin per bojkot ndaj gazetarit te Kohes Ditore, Besnik Krasniqi. Bile muje Rugova eshte dasht qe kamoti tu bashkohet pensionisteve te tjere te Kosoves, pasi per kete ai i ka plotesuar kushtet perkatese .

ska problem04.04.2012/09:14

nuk mundet askush me te akuzu er falsifikim nese ka argumente.!
atehere le te del haptas z Besniku me argumentet qe ka,atehere esht shum lehte te vleresohet origjinaliteti i dokumentit.
ky esht nje shans shum i mire,per Besnikun,qe ta argumentoj te kunderten! ata mun te bojkotojne qka te dojne,drejtesia le ta thot fjalen e fundit! mundesien e paske tash z Besnik,me tregu qe nuk ke falsifiku por qe je ne rruge te drejte,edhe nese ke fakte mos u ndal,se i paske nzan ngushte sipas veprimeve te tyre,qenkan ne panike!
vetem vazhdo me hetime,mos u ndal deri ne fund,se Kosova ka nevoj per gazetar si Ju.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell