Dialogu për veriun, pas zgjedhjeve në Serbi

Artikujt tjerė
- Skënderbeu përkohësisht zbritet në tokë
- Sulmohen me gurë veturat e një delegacioni serb në Prishtinë
- Nazmi Mustafi kërkon ndërhyrjen e Hashim Thaçit
- Londra mbështet Ahtisaarin pa emër për veriun
- Tahiraj në Rubikon: Rugova ka ditur për aksionet e UÇK-së
- Praktikat e gabuara në Kuvend e dëmtojnë Kosovën
- Clinton mbështet synimet e Kosovës për eurointegrime
- Pushojnë paditë ndaj gazetarëve V. Kajtazi e K. Jahaj
- Ankohen studentët, fëmijë të dëshmorëve
- Shoqëria civile: OJQ-të smund të bëhen banka
Prishtinë, 4 prill Miqtë ndërkombëtarë e kanë ndarë mendjen. Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do t`u kërkohet që menjëherë pas zgjedhjeve në shtetin fqinj të bëjnë marrëveshje për veriun e Kosovës. Rezultati i procesit që do të quhet angazhim për veriun, por që do të mund të jetë edhe dialog mes Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesve të veriut, mund të jetë çfarëdo qoftë dhe të ketë çfarëdo emri, por nuk duhet të dallojë shumë nga Pakoja e Ahtisaarit.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou, në një prononcim për Kohën Ditore, ka folur hapur për mënyrën e adresimit të veriut. Rezultati, sipas tij, mund të ketë çfarëdo emri, por në substancë duhet të jetë i ngjashëm me Pakon e Ahtisaarit.
Çështja e emrave mund të ketë kuptime të ndryshme. Rezultati mund të quhet Pako e Ahtisaarit apo sidoqoftë. Ajo që është me rëndësi është substanca. Substanca e Pakos së Ahtisaarit adreson 95 për qind të brengave të qytetarëve në veri. Emri mund t`i vihet çfarëdo qoftë, por e rëndësishme është substanca, ka thënë ambasadori francez.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


arben04.04.2012/23:42
Nje zot e din cka ka premtu Hashimi per veriun e tash ngjitjani emrin si te doni

Rahman Rama04.04.2012/22:48
Nuk paska randesi emni per Veriun e Kosoves,po substanca! Nuk paska randesi se a do te respektohet Pakoja e Ahtisarit ne tersi, po mjaftojka ngjajshmeria!
Kjo corb e BE eshte duke u pergadit qysh nga viti 2O11 me bisedime te cilat perfunduan me Fusnot!
Tash na duhet te presim perfundimin e zgjedhjeve ne Serbi,e pastaj te na ulin ne bisedime politike per Veriun! Kjo do te jet sprova me e madhe per Qeverin qe nga ekzistimi i saj!
A do ta mbajn fjalen JO ndarjes, JO statusit Autonomi,Jo statusit special?Edhe kete perfundim do ta shohim se si do te behet!

XHEVDETI04.04.2012/19:40
Per Veriun jane marr vesh per nje autonomi apo Republika serbska.Per kete dialog me se miri kane njohuri BE Kryeministri,grupi negociator ne krye me Editen dhe Kamishat e Kryeministrit.

albani04.04.2012/17:35
nese nuk dallon nga pakoja e Ahtisarit ateher perqka bisedimet hi syve

sl04.04.2012/14:26
kete e kemi pritur prej kesaj qeveri mafiozesh,por mjerishte pas veriut kam droj se do te kete edhe bisedime per pjeset tjera te kosoves te banuara me serbe,po per ne shqipetaret e mjere a do te kete bisedime apo ne kemi nevoj vetem per liberalizimin e vizave dhe te marrim gyrbetin ne sy,se tjeter nuk na ka mbetur,te mjere jemi ne

kameri04.04.2012/10:19
Dreqi nuk i bjen ne fije !keta a kryejn pune Ambasadoresh?!a pune tjera?!Se do Ambasador tone, nuk dihen qe egzistojn fare!

dardan04.04.2012/10:06
fal frances sot egziston veriu, keta pajas servofile duhen te injorohen totalisht.
le ne ti marin me veti e atje te ju japin statuse sic kan qejf.
tash shqiptaret e kane rastin te tregojne papk politik e burni me nje te madhe JO

Pyetesi04.04.2012/09:58
Edhe Ti qenke dorezuar zoteri ambasador, sa i perket Veiut te Kosoves. Po thuani se emri nuk eshte gjithaq me rendesi. Po poqese Ty ta nderroje dikush emrin , a do te ishe Ti me Jean Francois Fitou ? Une mendoi se jo. Kosoven , tani ju nderkombetaret , na bete me FUS Nota . Po , edhe cfare emra te tjere do te na kubrorezoni shtetin tone , apo pjeset e tij. ???







jetmir05.04.2012/07:30
Francezet e krijuan veriun dhe po ata e materializojne Autonime, Cfar politike, nuk eshte autonomi por Pako e Ahtisarit!!! Si i dukena keti zotriu se i kemi corapet e laget
Por ti zotri ambasador cfar propozon per Luginen e presheves, per shqiptaret ne IRJm, per Malin e Zi, Per Camerin?!