Serbët që humbin privilegjet në veri nuk duan shuarjen e paralelizmit

Artikujt tjerė
- Drita fton zviceranët në festën e pavarësisë së Kosovës
- Kloc: Kosova opium për popullin serb
- 5 vjet shtet - përmbushja e pjesshme e ëndrres
- Thaçi: Pavarësia e Kosovës është kurorëzim i vullnetit gjithëpopullor
- Jahjaga: Kosova nuk ka alternativë tjetër, pos integrimit në BE
- Hasani: Nuk merrem me Berat Buzhalën
- Hoxhaj: Kosova, shembull i shtetndërtimit
- Presidentja Jahjaga dekoron personalitetet e shquara
- Filloi pikturimi i flamujve më NEWBORN
- Ismet Beqiri në përvjetorin e LDD-së
Prishtinë, 15 shkurt - I ndodhur para trysnisë ndërkombëtare për shuarjen e strukturave paralele që Serbia ka ngritur në veri të Kosovës, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka paralajmëruar se këto struktura mund të kosovarizohen, duke nënvizuar se ato edhe në të ardhmen, megjithatë, do të udhëhiqeshin nga serbët.
Por, si raporton Radio Evropa e Lirë, kjo deklaratë e Nikoliqit nuk është mirëpritur nga përfaqësuesit e serbëve të veriut. Njëri nga të vetëquajturit lider të kësaj pjese, Marko Jakshiq ka thënë se kjo deklaratë e presidentit serb tregon gatishmërinë e tij për të ndryshuar gjendjen në veri dhe se, sipas tij, me një zgjidhje të tillë serbët e veriut nuk do të ishin më shtetas të Serbisë, por një bashkësi etnike në Kosovë.
Ne nuk do të pranojmë një zgjidhje të tillë, me të cilën institucionet e Serbisë do të shuheshin. Nëse presidenti Nikoliq dëshiron ti shuajë këto struktura, ai së pari duhet të ndryshojë Kushtetutën e Serbisë. Deri atëherë këto institucione për ne janë valide dhe reale, ka thënë Jakshiq.
Dy muajt e ardhshëm janë cilësuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, si shumë të rëndësishëm në kuadër të procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pikërisht gjetja e një zgjidhjeje për veriun, duke i integruar serbët e atjeshëm në sistemin juridik kushtetues të Kosovës, pritet të jetë sfida kryesore që do të dëshmonte suksesin apo mossuksesin e këtij dialogu.









