• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

Publikuar: 15.02.2013 - 15:26

Prishtinë, 15 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate ka dënuar aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut, pas raportimeve për testin bërthamor të kryer nga ky shtet.

Në deklaratë, ministri Hoxhaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në lindje të largët, pas testit të tretë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut.

“Ministria e Jashtme e Kosovës i bashkohet botës demokratike kundër këtyre përpjekjeve provokuese dhe të rrezikshme për rajonin e atjeshëm dhe më gjerë. Ky akt, në vazhdën e provokimeve të mëhershme nga ky shtet, rrezikon stabilitetin regjional dhe shkel të gjitha obligimet e Koresë së Veriut para bashkësisë ndërkombëtare. Veprime të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve, rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe janë në dëm të vet popullit të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrit Hoxhaj.

Komente (1)

kadri 16.02.2013/09:45

Nder te tjera Hoxha tha se nese Korea nuk distancohet nga veprime te tilla ne do te marrim masat e duhura gjithmon duke u kordinu me miqt tan serb.
hahahaha po trus he burr se e knaqt ktu veq edhe dertin e kores e ki berllog I ke senet ne ven ten.....

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu