Përplasje rreth kompetencave për pastrimin e parave

Artikujt tjerė
- Përplasje rreth kompetencave për pastrimin e parave
- Përfundoi takimi, larg kamerave dhe gazetarëve
- Nikoliq: Takimet e ardhshme me Jahjagën, me pikëpyetje
- Thaçi kërkon nga Morsi njohjen e Kosovës
- Mustafa: E përkrahim dialogun
- Hoxhaj: Takimi i BE-së, njohje de fakto nga Serbia
- Letër e rrejshme me shpifje dhe denoncime në emër të Presidencës
- SHBA do të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset
- Thaçi merr pjesë në samitin e OIC në Egjipt
- Serbët sërish ndaluan automjetet e EULEX-it
Prishtinë, 6 shkurt - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës mezi është tubuar për të nisur mbledhjen e radhës të mërkurën.
Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, më saktë neni 3 i këtij ligji ka zënë vendin kryesor në diskutimin e anëtarëve të komisionit.
Për nenin 3, rishtazi, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, kishte kërkuar që të mos preket, duke bërë kështu që kompetencat për rastet e pastrimit të parave ti mbante Prokuroria Speciale.
Deputeti Latif Gashi ka thekuar se EULEX-i për 3 vjet ka trajtuar vetëm dy raste të tilla dhe se përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar, në letrën e tij dërguar kryetarit Krasniqi nuk e ka arsyetuar fare kërkesën e tij.
Deputeti Sali Asllanaj, ndërkaq, ka thënë se letra e Zhbogarit duhet të merret me seriozitet.
Kryetarja e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, me pajtimin e anëtarëve të komisionit, ka marrë vendim që ky nen të anashkalohet për këtë mbledhje dhe për të diskutohet në mbledhjen e së premtes.











