Ruajtja nga hajnia zvarrit prokurimin e barnave?

Artikujt tjerė
- Komisioni për Legjislacion duhet të diskutojë zgjedhjen e Shalës drejtor të RTK-së
- Kamera regjistron lëvizje të dyshimta të gruas dhe vajzave të Hamdi Sopës
- Zariçi largohet nga PDK-ja, e quan parti të emërimeve dhe të diktatit
- Jahjaga vetëm shqip, Nikoliq vetëm serbisht
- Në Kryesinë e PDK-së mund të futen edhe anëtarët e thjeshtë
- Qeveria përgatitet për riformatim
- Ramiqi rikthehet në politikë me Lëvizjen Islame Bashkohu
- Përplasje rreth kompetencave për pastrimin e parave
- Takimi i ardhshëm, varet nga vlerësimi i BE-së
- Nikoliq: Takimet e ardhshme me Jahjagën, me pikëpyetje
Prishtinë, 3 shkurt - Trendi i vjetër që pacientët të kujdesen vetë për të blerë barnat po vazhdon në QKUK. Ata që shtrihen në këtë qendër për të marrë shërbimet, duhet të kenë doemos një familjar me vete, i cili del jashtë klinikës për ti blerë medikamentet e nevojshme që iu përshkruhen për terapi, raporton KTV.Për një gjendje të tillë është në dijeni edhe stafi i QKUK-së. Mjekët thonë se shpesh herë gjenden në situata të vështira.
Qysh në fillim të vitit, në mungesë janë antibiotikët, shiringat dhe penjtë e nevojshëm për sallat e operacionit.
Pavarësisht kësaj situate, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani thotë se do të kujdeset që ta rregullojë këtë problem shumë shpejt.
Ditë më parë për këtë situatë ishte ankuar i pari i QKUK-së, Nijazi Gashi, i cili madje kishte thënë se do ti shkelë të gjitha procedurat tenderuese dhe me buxhetin që ka QKUK-ja do ti sigurojë këto materiale të domosdoshme për QKUK-në.
Institucionet shëndetësore ka kohë që nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale me barna, e shkaktar për këtë problem gjithmonë kanë thënë të jenë procedurat e prokurimit.


Lili03.02.2013/21:02
Doreheqje e emnjhershme e ministrit te paafte dhe zgjidhja e nje minisrti i cili eshte ne gjendje te permirsoje situaten









Faik Cakaj04.02.2013/08:03
Ndonjeher eshte e vertete se pershkak te rrespektimit te procedurave byrokratike qe i ka ligji, viktime bine pacientet dhe eshte shume me rendesi qe pergjithesishte personat qe mbajn pozita te larta te jene te besushem e te sinqert dhe te kene rrespekt ne shoqeri dhe si te tille ti bine "rruges se shkurte" se eshte ma mire per popullin ne ato raste te veqanta.