• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

PDK-ja hesht për shpenzimet e konventës zgjedhore

Publikuar: 03.02.2013 - 18:31

Prishtinë, 3 shkurt - Partia e kryeministrit Thaçi hapi një llogari “PDK 2013” në rrjetin social Twiter, nga ku publikoheshin ndodhitë në konventën e gjashtë partiake, e cila po ashtu u transmetua drejtpërdrejtë në televizion publik.Por, partia me elektoratin më të madh në vend, u mbyll kur iu kërkuan informata se sa shpenzoi dhe nga i siguroi paratë për të organizuar konventën zgjedhore të fundjavës së kaluar. Ajo zbuloi vetëm një faturë prej 14 mijë eurosh, kurse sekretari Basri Musmurati është përgjigjur: “Zgjedhjet na kanë kushtuar aq sa kemi dashtë ne vet”.

Bazuar në një ofertë të Hotel Emerald, të cilën e posedon Gazeta Jeta në Kosovë, një shujtë e përbërë nga paragjella, sallata, ushqimi kryesor, ëmbëlsira dhe kafja kushton së paku 20 euro.

Kështu i bie që për 700 të ftuar të jenë paguar 14 mijë euro për vetëm një shujtë.

Por, ky çmim nuk përfshin edhe shpenzimet për marrjen me qira të sallës më të madhe të këtij hoteli për mbajtjen e punimeve të konventës, akomodimin e mysafirëve dhe shpenzimet tjera që kanë mundur të bëhen gjatë ditës së dytë të Konventës - ku rreth 700 delegatë kanë qëndruar.

Partia më e madhe në vend, më 26 e 27 janar rezervoi sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe sallën e konferencave në “Hotel Emerald” për të mbajtur takimet finale të zgjedhjeve të brendshme.

Po ashtu, kjo parti për tre muaj rresht, nga 1 nëntori 2012 e deri më 27 janar 2013, organizoi zgjedhjet e brendshme në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell