Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës

Artikujt tjerė
- Të martën hapen tri tema në dialogun Beograd-Prishtinë
- PDK-ja hesht për shpenzimet e konventës zgjedhore
- Zëvendësministri Petroviq, në mëngjesin e lutjeve te Obama
- Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës
- Shemsi Nuhiu falënderon kontribuesit për lirimin e tij
- Hoxhaj kërkon njohje nga Iraku
- Fajësia e Ojdaniqit, dëshmi për krimet e shtetit serb në Kosovë
- Javën e ardhshme, pajtimi për Reformën Zgjedhore?
- Qeveria pretendon të fuqizojë misionet konsullore
- Zvicra nuk i ka mbyll hetimet ndaj Azem Sylës
Shkup, 3 shkurt - Qytetarët e Kosovës po përballën me pritje të gjata në pikëkalimin kufitarë të Bllacës, që ndan Kosovën me Maqedoninë, për shkak të kontrolleve rutinore të policisë dhe doganierëve maqedonas. Gjatë vikendit rruga nga Prishtina për në Shkup nuk mund të kalohet më shpejt se për 3 ose 4 orë, ndonëse distanca ndërmjet dy qyteteve është më e vogël se 90 kilometra.Qytetarët shprehen të habitur, por edhe të revoltuar me kontrollet e tepërta dhe të stërmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.
Në orën 12:00 jam nisur me familjen time nga Prishtina. Tashmë shkoi ora 15:00, unë akoma jam në kufi, në pritje për të realizuar vizitën time në Shkup. Mentalitet i poshtër ballkanik. Derisa Evropa i ka hequr kufijtë, ne akoma nuk mund të lëvizim lirshëm, citon INA, A. S. (39) nga Shkupi, i cili pasluftës së Kosovës jeton në Prishtinë.
Ndërkaq, pritjet e gjata u shkaktojnë telashe edhe kompanive të autobusëve, të cilat mbajnë linjat e rregullta Shkup- Prishtinë dhe anasjelltas.
Sot në mëngjes kisha vetëm gjashtë udhëtarë, ndërsa u detyrova të presë më shumë se gjysmë ore në kufi. Ky trajtim mund të jetë i qëllimshëm, ose nga padituria e disa policëve të punësuar nga partitë politike, të cilët sdinë çka i thonë kompjuterit. Pritjet e gjata na shkaktojnë humbje të mëdha, ka thënë shoferi i autobusit Gazmendi Tours.
Pritjet e gjata në kufirin e Bllacës i kanë raportuar edhe autoritetet maqedonase. Sipas tyre, gjatë vikendit qarkullimi i veturave është me intensitet të shtuar për shkak të numrit të madh të kosovarëve të cilët vijnë në Maqedoni.
Edhe për banorët e Maqedonisë, të cilët kanë lidhje farefisnore me Kosovën, ditët e vikendit janë bërë të tmerrshme për kalim.
Kosova dhe Maqedonia kanë vetëm dy pikëkalime kufitare. Njëra është në Bllacë, në magjistralen Prishtinë-Shkup, dhe tjetra nëpër Malin e Sharrit, që lidh Tetovën me Ferizajn dhe Prishtinën.
Është paraparë edhe një pikëkalimi tjetër në Stançiq të Karadakut, që lidh Gjilanin me Kumanovën, por ka disa vite që kjo zvarritet nga autoritetet maqedonase, edhe pse nga ana e Kosovës gjithçka është gati.







