• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Komandanti i KFOR-it vizitoi Zyrën e Kosovës në veri

Publikuar: 31.01.2013 - 17:30

Mitrovicë, 31 janar - Komandanti i  KFOR-it, gjeneralmajori, Volker Halbauer vizitoi të enjten Zyrën Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës (ZAMV), ku bisedoi me shefen e saj, Adrijana Hoxhiq.

“Si zyrë kemi marrë për obligim maksimalisht  të bashkëpunojmë me institucionet e sigurisë, në mënyrë që qytetarëve t’ju sigurohet liria elementare dhe e drejta për vetëvendosje për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Jemi dakorduar që në këtë drejtim duhet edhe më shumë punë. Ne jemi duke vazhduar me aktivitetet tona, si në ofrimin e shërbimeve administrative qytetarëve ashtu edhe me implementimin e projekteve infrastrukturore të planifikuara, dhe atë ekskluzivisht me kërkesën e qytetarëve, pa kurrfarë imponimi apo kushtëzimi”, tha Hoxhiq në takim, njofton shërbimi për informim i kësaj zyre.

Komandanti i KFOR-it falënderoi zyrtaren Hoxhiq dhe bashkëpunëtorët e saj për  informimin mbi mënyrën e funksionimit të ZAMV-së.

 “Kjo është vizita ime e parë në Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore, ku u njoftova shumë mirë për shërbimet që i ofron kjo zyrë, dhe që prej muajit qershor të vitit 2012 e deri më sot është vizituar nga mbi 4 000 qytetarë, gjë që tregon se shërbimet e kësaj zyre janë të nevojshme për qytetarët e Mitrovicës Veriore”, tha Halbauer.

Në qoftë se KFOR-i vëren çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë, pjesëtarët e tij do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që në pjesën veriore të vendit të mbretërojë situatë e qetë, tha kreu i KFOR-it, për të shtuar se përkrah punën dhe aktivitetet e kësaj zyre, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell