• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ambasadori Hysa bisedoi me kreun e Gostivarit

Publikuar: 31.01.2013 - 16:33

Gostivar, 31 janar - Kryetari i RDK-së dhe i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Osmani e njoftoi Hysën me të arriturat dhe sfidat e Komunës së Gostivarit në mandatin katërvjeçar, ndërsa u bisedua edhe për çështjet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Maqedoni e rajon.

Ambasadori Hysa u interesua edhe për përgatitjet e RDK-së (Rilindjes Demokratike Kombëtare) për zgjedhjet lokale të radhës, si në komunën e Gostivarit ashtu dhe në komunat tjera ku kjo parti do të futet në garë zgjedhore, informon shërbimi për informim i kësaj partie shqiptare në Maqedoni. 

Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin që kryesorja është që procesi zgjedhor në përgjithësi të jetë korrekt dhe të zhvillohet në frymë demokratike.

Osmani e njoftoi ambasadorin e Kosovës se qëndrimi i RDK-së është që opozita maqedonase të kthehet në parlament, me garanci nga partia në pushtet se do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda vitit dhe së bashku të përkrahin referendumin për tejkalimin e çështjes së emrit të vendit.

Ambasadori Hysa, ndërkaq, e njoftoi Osmanin se në Kosovë janë në vijim përgatitjet për shënimin e pesëvjetorit të pavarësisë, në të cilën ceremoni do të jetë i ftuar edhe kreu i Komunës së Gostivarit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu