Thaçi e njoftoi Jahjagën për takimin me Daçiqin

Artikujt tjerė
- Kryeqyteti ende pa sistem të unifikuar të adresave
- Reforma zgjedhore e kushtetuese, atje ku nisi para dy vjetësh
- Thaçi e njoftoi Jahjagën për takimin me Daçiqin
- U nënshkruan dy procedurat standarde për menaxhimin e kufirit
- Në Topillë të Shtimes zbulohet një shpellë mermeri
- Kuvendi sot rivoton për bordet e KKPM-së dhe të RTK-së
- Vulin në Kosovë
- Vdiq gazetari Abaz Dula
- Vetëvrasje e dyshimtë e zyrtarit të Qeverisë
- Kërkohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në hapësirat publike
Prishtinë, 30 janar - Presidentja e Republikës e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e njoftoi presidenten për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në kuadër të takimeve të rregullta ndërinstitucionale, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e njoftoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten e Kosovës për takimin në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, duke theksuar se ishte një takim konstruktiv ndërmjet të barabartëve që kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë dhe që ndihmon të dyja shtetet sovrane dhe të pavarura në rrugën e integrimeve evropiane. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i dha mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në gjithë procesin e dialogut, duke e parë këtë jo vetëm si rrugën më të mirë por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që e kanë pasur një të kaluar të hidhur, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca.
Vazhdimi i procesit të dialogut, theksoi Presidentja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lehtëson jetën e qytetarëve të dy shteteve dhe është kontribut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për paqen e stabilitetin e rajonit dhe për lehtësimin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën.
Në takim u bisedua edhe për disa çështje nga fusha rendit dhe e sundimit të ligjit dhe për çështje të politikës së jashtme dhe të diplomacisë.









Komentimi30.01.2013/11:27
Athua çfarë faktori është kjo far Jahjaga? Kush e zgjodhi dhe kend e përfaqëson? Deri kur Kosova do të drejtohet nga marionetat? Athua dëshmorët u sakrifikuan për të pasur kukulla në këtë banana shtet? Përgjigjen duhet ta japin ata që për çdo ditë thirren në emër të dëshmorëve dhe kanë zënë ... rikat falë gjakut të tyre.