Kolegët përkujtuan gazetarin Hamdi Sopa

Artikujt tjerė
- Qeveria, 97 mijë euro për meremetimin e varrezave serbe
- Beqiri: LDK-ja nuk do ta votojë shkarkimin e Jakup Krasniqit
- KDI: Partitë kanë lënë në udhëkryq reformën zgjedhore
- Surroi: Procesi i dialogut, me shumë të panjohura
- Haradinaj: Po su arrit marrëveshje me PDK-në - presim deri në zgjedhje
- Prapë konkurs për anëtarët e Bordit të RTK-së
- Përfundon protesta e serbëve në veri të Mitrovicës
- Suspendohen dy policë lidhur me arrestimin truprojave të Vulinit
- Katër të mitur të dyshimtë për dëmtim varrezash
- Kolegët përkujtuan gazetarin Hamdi Sopa
Prishtinë, 30 janar (E plotësuar) Kolegët nga RTK-ja, RTV21, Bota sot dhe Zyra për komunikim me publikun e Kryeministrisë përkujtuan sot gazetarin Hamdi Sopa, i cili vdiq dje në rrethana ende të pasqaruara. Përfaqësues të këtyre institucioneve thanë fjalë lavdëruese për shëmbëlltyrën profesionale e njerëzore të të ndjerit. Ai filloi punën e gazetari më 1976 në RTP-në e atëhershme.
Hamdi Sopa varroset sot.
Vetëvrasje e dyshimtë e zyrtarit të Qeverisë
Prishtinë, 30 janar - 09:30 - Hamdi Sopa, 59-vjeçar, zyrtar për informim në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje të martën pasdite, duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës së tij në lagjen Aktash në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë me dije se informatën për rastin e kishte pranuar rreth orës katër të pasdites dhe menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes.
Në orën 15 e 50 kemi marrë një informatë për vdekje të një qytetari dhe menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rastin si vdekje e dyshimtë, ka treguar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Gazeta ka provuar të vërë kontakt me drejtorin e Zyrës për informim të kryeministrit, Arianit Bytyçi, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të shumta të gazetës, ndërkohë që për gazetën Jeta në Kosovë, Bytyçi ka konfirmuar se bëhet fjalë për Hamdi Sopën.
Jemi të tmerruar nga ky lajm, citohet të ketë thënë Bytyçi, derisa ka shtuar se ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë. Ndërkohë që një nga bashkëpunëtorët e Sopës, duke mos dëshiruar ti përmendej emri në gazetë, ka treguar se Sopa të martën nuk kishte shkuar fare në punë dhe as që kishte lajmëruar se do të mungonte. Nuk ka ardhur të martën në punë hiç, edhe nuk e kemi ditë arsyen pse. E kemi thirrur disa herë dhe telefonin e ka pasur të ndalur dhe nuk kemi pasur mundësi me vu kontakt me të, ka treguar një nga bashkëpunëtorët e tij. Kurse të hënën ai kishte kërkuar pushim, pasi që ishte duke i bërë disa analiza mjekësore për sy. Të hënën e kërkoi pushim se ishte duke i bërë disa kontrolle për sy. Por nuk kishte ndonjë problem shëndetësor që e ka manifestuar. Ishte shumë i qetë, shumë rrallë bëhej nervoz, tregon bashkëpunëtori i tij. Duke e kujtuar si një punonjës që nuk iu kishte shmangur kurrë punës, i njëjti tregon se Sopa kishte pasur një jetë të qetë familjare dhe kishte jetuar me gruan, që është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, ku studente e ka edhe vajzën. Zyra e kryeministrit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopa për humbjen e familjarit të tyre dhe zyrtarit të devotshëm të ZKM-së. Nëpërmjet një komunikate, ZKM-ja ka thënë se të martën është njoftuar nga Policia e Kosovës se në rrethana të pasqaruara ka humbur jetën Hamdi Sopa, zyrtar për komunikim me publikun në Zyrën e kryeministrit.Sipas informacioneve të marra nga policia, njësitet përgjegjëse janë duke zhvilluar të gjitha hetimet e domosdoshme për rastin, thuhet në kumtesën për media të ZKM-së.
Hamdi Sopa është qytetari i dytë që brenda 48 orësh dyshohet se është vetëvrarë në kryeqytet. Të hënën një pjesëtar i Policisë së Kosovës kishte kërcyer nga kati i tetë i banesës së tij në Lagjen Dardania të kryeqytetit, shkruan sot Koha Ditore.


Besa30.01.2013/12:25
Ngushellime te sinqerta familjes se mikut Sopa dhe gjithe shoqerise. Ka qene njeri i urte, fjale pak e pune shume. Njeri i menqur dhe virtyte te medha. Na ka tronditur vdekja e tij. Ngushellime!

trier germany30.01.2013/10:58
Ngushllime familjes por kdto raste jan ka ndodhinper ket arsye ,sepse nuk po pajtohen me politiken komuniste thaqiste kur e shef vendin tu shkatru,tu kortuptu ateher smundesh me u perball me kesi njerz rrugaqesh dhe i jep fund jetes







Zendeli30.01.2013/13:05
Po keta jave bine punene me be vetete ... sje .I fusine ne gracek dhe keta e dine se do te ... hen nga tradhetaret ma mire e zgjedhine kete rruge .