Kërkohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në hapësirat publike

Artikujt tjerė
- Beqiri: LDK-ja nuk do ta votojë shkarkimin e Jakup Krasniqit
- KDI: Partitë kanë lënë në udhëkryq reformën zgjedhore
- Surroi: Procesi i dialogut, me shumë të panjohura
- Haradinaj: Po su arrit marrëveshje me PDK-në - presim deri në zgjedhje
- Prapë konkurs për anëtarët e Bordit të RTK-së
- Serbët protestojnë në Mitrovicë, nuk duan Kosovë të pavarur
- Suspendohen dy policë lidhur me arrestimin truprojave të Vulinit
- Katër të mitur të dyshimtë për dëmtim varrezash
- Kolegët përkujtuan gazetarin Hamdi Sopa
- Vulin viziton varret në Kosovë me leje të Qeverisë
Prishtinë, 30 janar - Të brengosur për pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, të brengosur për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të produkteve të duhanit në shkallë globale, e posaçërisht për shkallën e lartë të konsumimit të duhanit, Qendra për Zhvillim dhe Avokim e Kosovës (KADC) ka mbledhur afro 60 organizatat e shoqërisë civile nën një kauzë të përbashkët për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës që të miratojë nenet që ndalojnë qind për qind pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike. Këto organizata kanë kërkuar të kufizohet shitja e produkteve të duhanit, duke përfshirë ndalimin e ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes, ashtu siç parashihet me nenin 9 në përgjithësi dhe nenin 9.2 në veçanti, ndalimin e reklamimin, sponsorimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. Këto nene, sipas tyre, sigurojnë mbrojtjen e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale të industrisë së duhanit nëpërmjet kufizimit të ndërveprimeve mes Qeverisë dhe industrisë së duhanit.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)


isaabdyli30.01.2013/12:34
Kur qelbet koka,qelbet i tere trupi. Kshtu e ka qeverin,Kosova.

Hamdia Deqan30.01.2013/11:23
Duke e pasur parasysh mentalitetin dhe per fat te keq nivelin e ult te kultures ky ligj dhe shum ligje te tjera kurr nuk do zbatohen ne kosov,sepse me se largu dje isha ne nji restoran ne qender te pejes e ku musafir ma se 80 per qind ishin vet zyrtaret e kumunes se pejes aj vedn me shum i ngjante nji stacioni i autobusave nga pirja e duhanit se sa nji restorani ku ne gjdo an te murit i kishin mbi kok shenjat e ndalimit te pirjes se duhanit,pra lind pyetje kush do ti respektoj ato ligje kur ata te cilet duhet ti luftojn vet nuk i respektojn.

Egzon30.01.2013/10:12
Me shprese qe do te mirren me seriozisht me ndalimin e ekspozimit te ketyre produkteve. Eshte tmerr te shohesh sa njerze pijne duhan ne Kosove!









Shendeti30.01.2013/13:23
Duhani mbyt me miera perona ne vendin tone.Pirja e duhanit behet te ata persona qe qe jane rritur pa edukate prindore dhe ne stihine e trotuareve dhe bulevardeve.Me kujtohet kur nje person i njohur cdo here pijke duhan para bashkeshortes deri sa ajo fitoi kancerin ne melqi dhe vdic.Tani i mjeri rrine vetem si me qene i cmendur.Vtem ndalimi i 100 per 100 mund te kete sukses ne shendetin e njerezve.Femijet jane viktimat e pafajshme.