• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mesazhet e “Endrit shefit” kërkohen në serverët e PTK-së

Publikuar: 30.01.2013 - 08:46

Prishtinë, 30 janar - Mesazhet telefonike të cilat flasin për kurdisje të tenderëve janë të shumtë. Ato janë shkëmbyer ndërmjet ish-këshilltarit të Fatmir Limajt dhe pronarit të kompanisë “Tali”, Florim Zuka, në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes në MTPT. Ecuria e tenderit varej nga “Endrit shefi”, siç e quante Florim Zuka Endrit Shalën. Këto mesazhe dyshohet se janë fshirë në PTK. Prokuroria po kryen hetime. Prokuroria po dyshon se deputeti Fatmir Limaj ka arritur të futej deri në serverët e kompanisë së telefonisë mobile “Vala” për të fshirë mesazhe telefonike të shkëmbyera ndërmjet Endrit Shalës dhe Florim Zukës.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se këtë e ka bërë me anë të ndikimit që ka  ai dhe vëllai i tij, Demir Limaj, i cili mban pozitën e drejtorit të Departamentit të Marketingut në PTK.  

“Prokuroria dyshon se mesazhet janë fshirë në PTK dhe ka nisur një fushatë manipulimi në opinion për t’i prezantuar mesazhet telefonike që flasin për kriminalitet në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe kurdisje të tenderëve”, ka thënë një burim. “Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla aty sepse kompania është drejtuar dhe drejtohet nga njerëz që kanë rënë ndesh me ligjin, janë të akuzuar dhe duke u gjykuar për krime të ndryshme”. 

EULEX-i të martën nuk e ka mohuar nisjen e hetimeve në PTK. Ky mision nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ka thënë se nuk i komenton pretendimet e palës mbrojtëse se mesazhet janë montuar dhe manipuluar.

(Çfarë thonë në PTK, si përgjigjet Mbrojta, ç’ka deklaruar Prokuroria  lidhur me këtë rast, sa është shuma e tenderëve, ryshfeti etj, lexoni sot gjerësisht në “Koha Ditore”)

 

Komente (6)

bleroni30.01.2013/13:10

Hetimet duhet te vazhdojne ne PTKse,dhe kur te mirren serverat dhe te fillojne hetimet edhe pse jane te fshire fajllat 90 te rasteve me persona profesionale te informatikes, ka mundesi te kthehen,te dhanat qe jane fshi,cka ka ndodhe e keshtu me radhe,prandaj duhet te fillone hetimi i PTKse prej fillimit te kontrollimit te punesimit e deri te udherimi dhe fshirja e te dhanave neper servera,kjo do ta pastron ptkne dhe me nuk do te kemi nepotizem si tash qe eshte ne ptkne

remziu30.01.2013/12:41

Para se te behet lufta te behen ,Komandant, shefa dhe ministra shume nga keta njerez te perfshire ne keto keqperdorime,por edhe qeveritar te ne pushtet per momentin ,kane jetuar ne perendim ne shtete e evropes,dhe fare nuk kane punuar ,edhe ketu jane marre besoj me gjera te joligjshme dhe kane marre ndihma sociale. vendet e evropes perendimore i kane dosjet e shume tyre e din kush kane qene ata njerez, kushe eshte bere komandant dhe kush pastaj minister ,pasi qe eulexi eshte brumi i ketyre shteteve ,e kane shume te qarte me kende kane pune.mendoj per kete fakt veshtire e kane keta njerez te dalin te pafajshem dhe ti shlyejn provat sepse do duhej prej pas lufte vetem te shlejn.

Flamuri30.01.2013/11:57

Mafija e felliqet e ka mar Kosoven ne dore qe besa shtire keni me pas me u qliru prej tyre. Ket jan me te zinje se shkau.Ketu shihet ... akteri dhe idealet e ketyre pisave se vetem per pare kishin "luftuar"

Edi30.01.2013/10:44

Natyrisht qe i kane fshi SMS. Ky Endriti duhet kalbur ne burg se fytyren e hajnit e ka.

rastesia30.01.2013/10:39

Deshmitaret e shkret ne rrethana shume te dyshimta profesionale po vriten,a po vetevriten me laps kimik a po me toje te kepucave pak ka rendesi,mesazhat te dyshimte po avullohen dhe po asgjesohen,kompjuterat vet po formatizohen..tash ja kan fillue dhe te hudhen nga katet e larta duke filluar nga kati i 3,4,7,10..qka do me u bere kur te porfundon ajo 50 katshi ..qdo dite nga 34 ..krejt qeveritare dhe deshmitare..

ferizajlia30.01.2013/10:37

po mos te ishte eulexi pasha buken e kishin hanger ptk e po hajna te mdhaj paski qen more kosovare marreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell