• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës

Publikuar: 18.01.2013 - 16:09

Vushtrri, 18 janar - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, pas një trajnimi 20 javor, diplomuan shtatëdhjetë kadetë të rinj të Policisë së Kosovës. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendësministrat në MPB, Izmi Zeka dhe Ismet Ibishi, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kryeshefi i Inspektoratit të PK-së, Fitim Shishani dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Duke uruar të diplomuarit, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se Policia e Kosovës është e obliguar të garantojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në gjithë territorin e saj, njoftohet përmes komunikatës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“MPB-ja do të vazhdojë me zhvillimin e politikave strategjike në përkrahje të PK-së, duke rekrutuar pjesëtarë të rinj, në mënyrë që policia jonë të jetë më e re në moshë”, tha ai.

Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektuese e rendit dhe ligjit në gjithë vendin. “Sundimi i rendit dhe ligjit sot është parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë, garantues të së cilës nga sot do të jeni edhe ju, të nderuar policë të rinj. Edukimi dhe aftësimi juaj me standardet më të larta profesionale në fushën e zbatimit të ligjit do të jetë një ndihmesë e madhe jo vetëm për PK-në, por edhe për perspektiven e vendit”, tha ai. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell