• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Me e pa Krasniqin e Limajn, PDK mban Kongresin

Publikuar: 18.01.2013 - 10:03

Prishtinë, 18 janar - Me, apo pa sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, e nënkryetarin Fatmir Limaj, Kongresi i partisë më të madhe në vend do të mbahet më 26 e me 27 janar. Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, ka deklaruar se kongresi nuk do të shtyhet, madje për të, tashmë janë bërë përgatitjet deri në detajet më të vogla. Megjithëse flitet se sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, ka “kërcënuar” me largim nga partia nëse nuk shtyhen zgjedhjet për të pritur edhe lirimin e nënkryetarit Fatmir Limaj, Musmurati është i bindur se pikërisht Jakup Krasniqi është ai i cili do ta bëjë hapjen e këtij kongresi, meqë kjo parashihet me statutin e partisë. Megjithatë e pranon se Krasniqi është tërhequr pak nga partia, por thotë se Krasniqi nuk ka probleme me PDK-në, por me individë. PDK-ja ka probleme serioze në degët e Prishtinës dhe Vitisë, para mbajtjes së zgjedhjeve në nivel qendror në parti.

Komente (3)

Qaza18.01.2013/15:02

qysh po munohen me ngrit figuren e Fatmir Limes kishe burre i mire, po ai eshte koka e hajnise dhe e korrupcionit,, e shpejt ky popull i kosoves i harron senet, FATMIR LIMAJ i ka kepqerdor afer 80 milion euro te shtetit. ai duhet me i majt se pak 80 vjet burg per korrupsion.

Naimi18.01.2013/13:15

Jo "Me e pa Krasniqin e Limajn, PDK mban Kongresin"
Por " Me apo pa Krasniqin e Limajn, PDKja do mbane Kongresin"

Barani18.01.2013/11:17

Te dy keta Zotri qe e kercnojine sjelljen ne kete grupe te ashtuqujture politik kane te drejte. Te keta ka probleme te PASURIMITE JASHTELIGJORE apo siqe eshte tashe e njohure me emrine KORUPCION EKONOMIKE. Gjithashtu me tituji kise AKADEMIK e tjera. Njajte sikure ne LDK en dikure. Logjika e shendoshe thote pa nderrime RRENJESORE ky grupe MAFIJOZESHE duhete te SHKATERROHETE nga MBRENDA . Ju Pershendese.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell