• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

VV: Prishtina po e godet vet Luginën e Preshevës

Publikuar: 16.01.2013 - 21:16

Prishtinë, 16 janar - Prishtina po e godet vet luginën e Preshevës derisa ka pranuar të bisedojë për veriun pa vënë kushtet për të drejtat e shqiptarëve atje, ka deklaruar sot Lëvizja “Vetëvendosje”, raporton KTV.

Sipas VV-së, problemi themelor po injorohet me faktin që kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmëri për të biseduar me Serbinë për veriun pa i vënë kushte Serbisë edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës prej vitesh po heshtin, duke shpresuar se ky do të jetë momenti i duhur kur do të ngrihet zëri për të drejtat e tyre nga Prishtina.

“Çdo “raund” i negociatave për ta ishte shpresë se mos Prishtina do ngrinte zërin për ta dhe “raundet” shkonin e vinin e gjendja atje nuk ndryshonte. Të pandryshueshme mbetën shtrëngimet e duarve në negociata, dhe njëkohësisht e pandryshueshme mbetej dhuna mbi popullsinë shqiptare atje. Ndryshonte vetëm struktura e popullsisë, çdo herë shqiptarë më pak”, ka thënë Liburn Aliu nga kjo lëvizje.

Sipas tij, qeveria e Kosovës në këtë kohë do të duhej të përdorte kanalet diplomatike dhe ndihmën e miqve ndërkombëtarë. Ndërsa Shpend Ahmeti ka thënë se platforma e Serbisë e ka zënë Qeverinë në panik, duke e bërë kështu Serbinë më ofensive karshi Kosovës. 

Komente (6)

sala17.01.2013/13:54

Oj WW a po e merrni vesh tash reciprocitetin Ju .Mire fort me fund e kuptuat edhe Ju .Tash edhe bisedimet do i pranoni hahahahahah.

Xhevdeti17.01.2013/11:58

Disa komentues ashtlepires te familjes PRONTO e kritikoine Levizjen Vetevendosje vetem pse e flete te verteten, parashikimet e Vetevendosjes na dolen deri me tani te sakta.Sa i perket mbrojtjes se popullates se Kosoves Lindore ju trima dhe perkrahes te Qeverise kjo i takon Prontove me mafioz ta mbrojne popullaten kudo qe gjendet kur dihet se ne dore i kane te gjitha mekanizmat e sigurise ne dore e jo Vetevendosja.Vetevendosja e ka treguar vehten neper protesta kunder Serbise por mekanizmat e policise se Qeverise Pronto i shuan me force,per ate ju qe e kritikoni VETVENDOSJEN jeni as me pak dhe as me shume se ashtlepires te lloit...,prandaj mos delni me komente vetem sa per te shkruar dishka kur vertete dhe haptas po shifet se kush po e shtyne kete Kosove dhe kete popull ne drejtim te gremines keshtu ishin edhe perpjekjet e serbosllaveve te cilet mundoheshin qe ketije populli tia ndalnin edhe driten e diellit.

Barani17.01.2013/10:48

VV jen dhe Organizatate tjera qe kane shpalusure vizionine pere BASHKIM ska Shqiptare qe se perkrahe. Pore qasjese te PROBLEMITE te Kosovese Lindore duhete ndryshe te analizojim.Se pari Lufta ka qene PLANIFIKUE te fillone ne tere TERITORIN ku banojin Shqipetarete , Kosove Serbi Maqedoni dhe Male te Zi. Perse nuke ndodhi njihere tjetere do komentojime. Se dyti ,kure jane terheqe forcate Osmane shume Shqipetare ju kane bashkangjite dhe largue pere ne Anadoll.Se treti ,keto 100 vjete dihete qfare Pol. eshte zhvillue ne ishe teritorin Serb dhe Jugosllave. Se katerti, pase Luftese te 1999 shume Shqipetare nga Kosova Lindore jane shperngule me lloji lloji represalje e perqindja me e madhe eshte koncentrue ne Kosoven Qendrore, ku duhete me KEMBENGULJE dhe SIGURI te PLOTE te kthehene ne Vendebanimet e TYRE.Atehere vetevetuu do te ndrrohete SITUATA , sepse Serbija nese done ne BE jane do lojira Politike tjera.Keshte VV ja duhete ti qasete keti PROBLEMI.Analiza tjera njihere tjetere. Ju PERSHEND

Presheve17.01.2013/07:04

As ne protesta ska dal Vetvendosja e knej flet para gazetarve se le me diqka tjeter.. te lodhin ne rrjtetet sociale per patriotizem e kto dit per Preshev asje fjale..

gjyla16.01.2013/23:45

ku ju met qebja , pse spo ankohni te qebja

besnik16.01.2013/22:17

shoni ju npreshev drejtonu mos folni pi prishtines

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell