Pacolli: Kalimi i Çekut në PDK, zhvillim shumë negativ

Artikujt tjerė
- Ivanoviq: Nuk ka shkëputje të veriut nga Kosova, por as të Kosovës nga Serbia!
- Ministrat e NAT0-s sot diskutojnë për misionin ushtarak në Kosovë
- Petroviq: Kosova ofron fondin për veriun
- Kosova me kod të përkohshëm telefonik +383 ose +384 ?
- Krasniqi kërcënohet me largim nga PDK nëse Kongresi se pret Limajn
- Kontrata për pasaporta me austriakët mund të prishet?
- Gjyqtari i EULEX-it shpëton gjyqtarët që pasuruan individë
- ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të energjisë për amvisëritë
- Takimi i sotëm legalizon strukturat ilegale serbe
- AAK-ja i mban zgjedhjet në prill
Prishtinë, 16 janar Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit vlerëson kalimin e Agim Çekut në radhët e PDK-së si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni, prej fillimit të mandatit gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht, duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit.
Kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. Dëshirojmë tja rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re. Rrjedhimisht kalimi i tij prej KKR-së në PDK krijon hapësirë për ministrinë që z. Çeku për momentin e drejton, thuhet në reagimin e AKR-së dhe shtohet se lëvizja e fundit politike do ta shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re që të rishikojë tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës.


tuta17.01.2013/10:02
I nderuar z. Pacolli.
Une nuk jam mbeshtetese e partise tuaj dhe assesi edhe do ministresha qe po i mban afer veti, por kesaj radhe je treguar i mprehte! Kalimi i z. Qku ne PDK eshte tradheti e jo vetem e koalicionit por edhe ndaj edhe atij elektorati sadi pakrt te jete besnik qe e kishte dhe sinqerisht eshte veprim i ulte i z. Qeku kalim qe nuk ka lidhej me asgje tjeter, pos tregon etjen per pushtet dhe per te qene i pushtetshem!

Bejta17.01.2013/09:26
Kjo eshte nje levizje e zgjuar e Agim Cekut dhe tregon se Hashimi eshte strateg i vertete ne politike dhe i duhet ketij vendi edhe 4 vjet te tjera!

Janjevalija17.01.2013/08:49
Behxhet n' kofsh burr burr tash largohesh prej ksaj qeverije të SHIKUT.

Naimi17.01.2013/07:28
E mor Behxhet, PDKja ka nevoje per vota te reja. Perndryshe do te bie ne fund te pusit.

Lojrat17.01.2013/07:07
E tash edhe ju e pat lojen e PDKse.. z Pacolli

I brengosuri per te ardhmen e femive te tij17.01.2013/00:32
Hahahahaa me vie per te qeshur, po ket levizje po te ishte pak ne rrjedha do e kuptonte edhe nje femi nen moshen 14 vjeqare apo edhe me posht, me vie per te vjellur me keso levizjesh.
Po nuk keni ju qe qeverisni aty ndonje Lojtar Shahu apo diqka te tille ndonje Strateg qe tju kshilloj per levizje pak me te menqura qe mos te kuptojm ne ket pune kaq leht? wooo...
Anetari i KKRs shkon ne PDK
KKR shqyrton Koalicionin me PDKne e kuptueshme
mund te prishet Koalicioni i KKRse
apo KKR Del si Koalicion jasht Koalicionit me PDKne
PDK per ta shpetuar Qeverisjen Merr AAKne qe u be buje e madhe ia jep tegjitha ministrite e KKRse e shume zevendes ministra e zevendes kryeministra P
Qeverisja vazhdon AAK merr diqka nga ajo qe ka kerkuar PDK vazhdon me hovin e saj jo te moralshem ndaj popullit
Kosova e merr tetposhtezen...
Populli siq eshte i urte vetem thon hajt se bohet mire
Te Lumet ne qe po e perjetojme kete Tragjedi...

MustafeShabani17.01.2013/00:19
Si duket parat e Thaqit i duken me me vlere B.Pacolli.
Ja qe politika eshte bere vetem interes,e jo percaktim idesh dhe programesh,dhe avancim i tyre.
Po ka te atille qe ... pojne pas sahaneve qe ti lepijne ata.

Firaja shterpca17.01.2013/00:02
A qka ishte kan interesi shum i posher per do jo per krejt por mund te them se ki ika nrru mesa mduket e 3 parti qe del..i vjen dita dhe kti qe skameqen kerkushi ju betohem per ket si ki dhe tjert i pret sidomos kto qeveri qka jan dhe qka jan ka bajn me popull fukara O VLLEZER NE IKEM FAJET DUET TI PASTROJM SI RROBAT QE PASTROHEN DHE KTO PEJ FAQES SE DHEUT njeher e pergjithmon MBUSHI MEN POPULL DERI KUR MA KSHTU NE ME DURU BOLL BOLL KE MA...THUNI STOP..nuk shkon me tutje..nuk shtihet muri....jan lodhur populli me skamje te madhe...

shaip shala16.01.2013/23:18
jo vetem z.Qeku,por edhe te tjeret do te levizin dhe do ikin nga AKR,siq e kane bere edhe ca deputete.Kjo po vjen per arsye te parashikimit se ne zgjedhjet e ardhshme AKR nuk do te kaloj pragun prej 5 perqindshin.AKR ne veprimet si subjekt politik ka qene aktive vetem ne fushatat zgjedhore,por jo me aq efikasitet.Per perkrahjen e degeve neper komuna as mos te flasim,aty kane deshtuar plotesisht,ku premtimet i kane pasur te shumta,por larg realizimit.

banushi16.01.2013/21:46
edhe ty spo te jet tjrterse veq merre edhe ti librezen e Partise Komuniste me fal partise "demokratike" te Kosoves ashru ashtu je duke i ndihmue krejt kti pshtjellimi te Kosoves deri te falja e veriut te Kosoves Serbise a ne te kunderten nuk ini ne gjendje te kerkoni te njejten autonomi per Luginen. JU MALLKOFTE HISTORIA

nexhat karaqa 16.01.2013/21:40
Po valla Bexhet koka bo hor u kon njeri i madh i kosoves po ja paska hup vetit edhe autoritetin.Dihet kush jon PDK istat

Kastriot Ismajli16.01.2013/21:01
me vjen mir largimi nga qeverija sepse ashtu nuk keni vend










agimi17.01.2013/12:01
PDK e mbyti Kosoven dhe popullin tu ble dhe joshe politikaj me EURO te KORRUPTUME si Pacollin , Adem Demaqin disa te tjer tash Agim Qekun ,Ma vone Ramush Hardinaj kush vjen pas tjeter ja pse qeverija dhe PDK po i josh me miljona tu KORRUPTU edhe RTK na ka ba midis Prishtine veq me Drenicak dhe me emisjone te UQk bajte ter kohen ani kur po del MILAZIM ZEKA ne emisjonet pa rrotlla katundar krejt .