Vazhdojnë përplasjet në degët e PDK-së në Prishtinë e Viti

Artikujt tjerë
- Evropianëve nuk u pëlqen, por as nuk u pengon rezoluta serbe
- Freedom House: Kosova sërish pjesërisht e lirë
- Mbikëqyrësit e sigurisë, në hall me skandalet në MPB
- Analistët: Zbutet Qeveria, do të bisedohen edhe temat e padiskutueshme
- Selimi e Hasani nuk e përjashtojnë shpërthimin e konfliktit në Preshevë
- Dyfishohen pagat e anëtarëve të këshillit Drejtues të UP-së
- UNMIK e OSBE dënojnë dëmtimin e varrezave ortodokse
- Buzhala, instrument i Memli Krasniqit?
- Thaçi: Vetëm me dialog dhe paqe zgjidhen problemet në Preshevë
- Rritet numri i personave që humbin jetën në vendet e punës
Prishtinë, 15 janar - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë vazhdon të përballet me përplasjet e brendshme. Kjo ka bërë që të mbetet i paqartë se sa do të jetë numri i anëtarëve të Kryesisë, e rrjedhimisht të shtyhet edhe zgjedhja e kryetarit të degës. Me probleme po përballet edhe dega e PDK-së në Viti.
Ishte paralajmëruar se do të dihej të hënën, mirëpo numri i anëtarëve të Kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë nuk dihet ende. Burimet e Radio Kosovës bëjnë të ditur se ende nuk është vendosur nëse do të jenë 21, 27 apo 31 anëtarë.
Dhe këtë e konfirmojnë edhe zyrtarë të degës së PDK-së në Prishtinë. Zyrtarët e PDK-së japin qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj çështje. Ish kryetari i degës Ramadan Avdiu, i cili ishte edhe kryetar i komisionit zgjedhor kur është votuar për kryesinë, thotë se numri prej 27 anëtarëve është definitiv.
Numri prej 27 anëtarëve është aprovuar nga Këshilli Drejtues të Degës së PDK-së në Prishtinë. Kjo është bërë pas konsultimeve me sekretarinë e zgjedhjeve në PDK dhe me kryetarin e partisë, tha Avdiu për Radio Kosovën.
Por nga ana tjetër, Edi Sejdiu, anëtar i zgjedhur i Kryesisë, e mohon një gjë të tillë. Ai tha Këshilli Drejtues ka marrë vendim vetëm për rritjen e numrit nga 15 në 21 anëtarë dhe nuk ka vendim tjetër nga ky organ. Sipas tij, numri i saktë, do të dihet pas konsultimeve të kryetarit të partisë me kryesinë qendrore.
Për momentin zyrtarisht mund të themi se janë vetëm 21 anëtarë të kryesisë me vendim të KD-së. Zyrtare nuk ka ende asgjë. Pritet të takohet kryesia qendrore dhe kryetari me kryesinë qendrore dhe të vendoset sa do të jetë numri i anëtarëve dhe atëherë dihet saktësisht. Ato që thuhen jashtë 25, apo 27, janë dëshira të njerëzve, por ka një pajtueshmëri për rritje dhe mund të shkojë deri në 31, tha Sejdiu.
Problemet për numrin e anëtarëve të kryesisë së degës, kanë bërë që të zvarritet edhe zgjedhja e kryetarit. Sipas burimeve të Radio Kosovës, numri i anëtarëve të kryesisë do të dihet pas Kongresit të Përgjithshëm të PDK-së, që është caktuar për 26 janar, e pastaj do të zgjidhet kryetari i degës.
Ndërkohë, edhe dega e PDK-së në Viti po përballet me probleme. Përçarjet në këtë degë janë thelluar edhe më shumë pas komunikatës së lëshuar mbrëmë nga udhëheqësit e kësaj dege, në të cilën thuhet se kusht për rikthimin e kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi në parti, është shkarkimi i nënkryetarit dhe drejtorëve ekzekutiv, në të kundërtën atij nuk do ti lejohet pjesëmarrja në Kuvend. Mirëpo kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, thotë se kjo komunikatë është lëshuar nga dy tre individë që në vazhdimësi po mundohen ta shantazhojnë partinë.
Unë jam njëri ndër themeluesit e PDK-së dhe unë nuk kam pasur nevojë asnjëherë të bëjë lutje dhe nuk kam bërë asnjëherë lutje për tu kthyer, sepse unë jam në PDK, tha Arifi.
Lidhur me kushtin për shkarkim të ekzekutivit dhe nënkryetarit të komunës, Arifi thotë se kjo është e parealizueshme. Kuvendi zgjedhor i degës së PDK-së në Viti që cilësohet si dega më problematike në Kosovë, pritet të mbahet në fund të kësaj jave.


ihaa16.01.2013/01:09
Valla budall popull jeni me votu hajnat pdk krejt hajna dallavergji

sabrie 15.01.2013/15:25
Jam idhtare e PDK por po me vjen inati kur po e shoh dhe lexoj qka shkarravit Berat Bubrreci e mjer partija kush po i del Zot ,me vie keq nga Z.Shemsi Veseli qe emri i tij del nga goj e berat bubrrecit.o z.Shem mos u ben merak nese ti nuk i duhesh Prishtines dhe PDK le te fitoj partija me bubrrecat ,macat dhe maqorrrat .Si eshte e mundur ne list del i pari SHemi e tani del i fundit marre per juve.

beka ger...smirë15.01.2013/13:45
Ti me nikun H.M te paska hy friga se qenke i punsuar mbas partis e pom doket paske me dal nga puna rrnoft L.D.K ja e cila qdo her ka fitu ne ana morav vetem me vjedhje fiton pdk e pa shkolluar ju ja ardhe fundi te gjith ne burgje te serbisdo ti dergojm tradhtaret.

rexhepbruksel15.01.2013/13:40
jo more 500 anètarè formoni nè mynyrè qè ti evitoni konfliktet e brendshme.edhe ashtu nuk i paguani ata nga xhepi juaj por nga bugjeti i varfur i qytetarève tè vendit.ju jeni bèrè si hienat nè xhungel dhe qdo viktimi ata e rjepin deri nè ashtè tè tillè jeni bèrè ju duke e vjedhur popullin me korrupsion nepotizèm dhe afera nga mè tè ndytat qè ekzistojn,jeni zhveshur total prej etikes e moralit dhe qka èshtè edhe mè absurde pa fije turpi ende mendoni me dal me kèrkuar voten e qytetarève,tani tè gjithè e kanè kuptuar se ju jeni e zeza e vendit dhe interesi juaj i vetum èshtè qysh me plaqkit sa ma shumè vendin me lloj lloj tendera e vjedhje qè po ja bèni vendit.gjaku i dèshmorve ka pèr tè ju zènè sepse edhe atyre pèr sè vdekuri ju ua kini ul vleren tè cilèt dhanè jetèn pèr kètè vend,ka pèr tè ju zènè njè ditè e zeza e kètij populli qè e keni varfèruar skajshmèrisht,ju jeni sèmundja e flliqt e vendit tim ky vend meriton tè dezinfektohet nga ky hastallèk qè po kundèrmon,turp duhet tè ju vij.

H.M15.01.2013/13:29
pasi nuk jan ba copa LDK as per kta mos keni gaile hiq se do kalojn pa problem dhe do te fitoin edhe ni mandat

mali15.01.2013/13:27
Or nexhmedin burreci i ke trathëtuar shoket qe te kan sjell aty ku je por me kurr nuk do te mbetesh mjer kosova qe ka kesi tradhetar si ju i keni tradhetuar shoket ne paq e ne luft mos te folim

rahoveci15.01.2013/12:59
ishallah bohen copa copa se jan mushur haram deri ne fyt tuj vjedh tyj rrejt

beka ger...Smirë15.01.2013/12:15
Ishalla copa baheni se me vota te vjedhura keni fitu per ket tash pdk kan me pa shum probleme posht pdk parti ...







Kosovari USA16.01.2013/02:12
Copa u bafshin se gajle se kam, kan humbur rrespektin qe e kam pas per keto.