Buzhala kundër Çelajt, pro Krasniqit

Artikujt tjerė
- Ligjvënësit, të brengosur për gjendjen në MPJ
- Jahjaga: Dëmtimi i varrezave i papranueshëm
- Ambasada e SHBA-ve fuqishëm e dënon përdhosjen e varrezave
- Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët
- Me Serbinë sbisedohet për organizimin e brendshëm të Kosovës
- Thaçi u takua me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit
- Kosova ndër prioritetet e Irlandës gjatë kryesimit në BE
- Lajçak: A e afron rezoluta zgjidhjen e Kosovës?
- Reeker kërkon zgjidhje për veri dhe shpërbërje të strukturave paralele
- Kryeministri Thaçi dënon aktin e dëmtimit të varrezave serbe në Fushë-Kosovë
Prishtinë, 15 janar - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar me procesin zgjedhor që po ndodhë në degën e PDK-së për Prishtinën.
Ai, në një status në rrjetin social facebook, siç transmeton Indeksonlinë thotë së nuk është aspak i kënaqur me strukturën e njerëzve që janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë.
Ai thotë së po të ishte anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, votën do tia jepte Memli Krasniqit për kryetar të Degës, kursë po të ishte Hashim Thaçi, do të hulumtonte shumë më tepër për ta gjetur kandidatin për kryetar të Prishtinës.
Ky është teksti i Buzhalës.
Për Memli Krasniqin për Kryetar të Degës së Prishtinës
Nëse më pyetni së a jam i kënaqur me strukturën e njerëzve qe janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK'së në Prishtinë, pa u menduar dy herë do t'iu them JO.
Jam tepër i bindur që shume ma serioze është struktura Kryesisë e Nëndegës së PDK'së në Veternik, së sa kjo e nivelit të degës. Jam i vetëdijshëm së me ketë status nuk do t'i bej vetit ndonjë argat, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është të thuhet se kjo strukture e njerëzve të Deges së Prishtinës është strukture thellësisht skematike dhe thellësisht jopërfaqësuese. Me pak, shumë pak, përjashtime kjo më shume të duket si një test, se sa si listë përfundimtare.
Sido qe të jetë, kjo është listë përfundimtare. Dhe tash brenda saj gjenden dy kandidatë për të parin e degës së Prishtinës. Ata janë Memli Krasniqi dhe Lirak Celaj. Nuk jam pjesë e Kryesisë së Degës, por jam kryetar i njërës prej nëndegëve të Prishtinës. Qëllimshëm nuk kam qenë as delegat në Kuvendin e Përgjithshëm të Degës së Prishtinës. Pak a shume e kam pritur një gare të tille. Dhe pse gjerat kanë shkuar në ketë mënyre meritat kryesore i ka Lirak Çelaj, i cili ka qenë zyrtar i lartë i degës së PDK në Prishtinë qe nja 10 vjet.
Prandaj, Liraku, por edhe Shemsi Vesëli dhe Ramadan Avdiu duhet me u komplimentu për të arriturat dhe për dështimet e PDK'së në Prishtinë që prej zgjedhjeve të para të pasluftës. Se çfarë suksesi ka korrë PDK në Prishtinë sigurisht jeni të vetëdijshëm të gjithë. PDK ka renë në rreth 10 mije vota. Me shume së sa në Prishtinë PDK ka vota në shumicën e qyteteve të Kosovës. Dhe kjo është shume keq.
Prandaj, për këtë arsye unë mendoj se Lirak Çelaj nuk ka çka t'i japë më shumë degës së Prishtinës. Unë mendoj qe Liraku i ka dhënë mjaft kësaj dege dhe nuk ka nevoje që t'i japë edhe me shumë. Nëse ai do të vazhdonte që t'i jepte edhe shume PDK'së në Prishtinë frikësohem se PDK nuk do ta kalojë as pragun prej pesë për qind në kryeqytet.
Ka qe thonë se Memli nuk është njeriu i duhur për të qenë kandidat për kryetar të Prishtinës. Ndoshta edhe pajtohem me ketë konstatim. Unë mendoj se pak a shumë e kam parasysh se si do të duhej të dukej kandidati i Prishtinës. Mirëpo, Memli eshtë absolutisht kandidati i duhur për të qenë kryetar i Degës për Prishtinë. Ja pse mendoj kështu:
- Memli ka treguar shkathtësi të jashtëzakonshme si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në mandatin e kaluar.
- Memli ka qenë njeri prej disa njerëzve me meritor qe PDK i pati fituar zgjedhjet e para në vitin 2007.
- Memli eshtë tepër me bashkëpunues dhe me integrues së sa Liraku.
Përveç tjerash Memli, mendoj unë, mund ta shkundë dhe ta ngjallë këtë degë, e cila është në nivelin me të ultë të mundshëm organizativ.
Prandaj, po të isha unë anëtar i Kryesisë së Deges së Prishtinës votën time do t'ia jepja Memli Krasniqit për kryetar të Degës, kurse po të isha unë Hashim Thaçi do të hulumtoja shume me tepër për ta gjetur kandidatin për kryetar të Prishtinës.


agimi15.01.2013/13:38
kurr nuk kam ndegju se babai i Memlit dhe Memli vet jan distancu nga te bemet ne familjen e tyre nese ju kujtohen familja e famshme e Salih Krasniqit tani esht koha qe Milazimi, SHefqeti,MemliTuta e te famshmit tjer et kesaj familje te deklarohen rreth ktyne shpionllaqeve

agimi15.01.2013/13:34
leter ma hipokrisite nuk kam lexu ja se qfare esht PDK edhe njerzit si Berati vetem ne ket parti e gjejn vehten

ivër8i15.01.2013/13:07
Mshele at opangë o berat lapoqi a po mendon se je baba i kombit more shpijuni i serbis

S.Krasniqi15.01.2013/13:02
E kan lejën e Hashimit për ti thënë këto që thonë.

Arsimi15.01.2013/12:41
Normal qe nuk e do Lirakun se Liraku ka qene pjese e luftes dhe ka hy si qlirimtar dhe krenar ne Prishtine, nderkaq Berati e Memli si djem shpiunash kane hy kokeulur dhe te frikesuar.

Agimi Bruksel15.01.2013/12:38
Prap e paska hapur gojen ky a?

ILir15.01.2013/12:36
O zot kush po fol, po ti edhe memli jeni qashtu shpijuna te shkijeve jeni kone edhe keni me met.








Barani15.01.2013/13:57
Mendoji qe edhe ne komentusite mundeme te japime mendimine . Zotri Buzhalle e pershendese dhe i theme shume mire qe je antare i PDK es sikure edhe Memlin. Ka edhe ca pore ju dy pere 50 perqinde ja keni humbure imigjine pozitive te PDK es.Prandaji veteme jepni intervista dhe deklarata sa te mundeni , se populli ju njehe si PERQARESE ma te medhaji ne PDK en po edhe ne populle ne pergjithesi. V A ZH D O N I . A sa i perkete Zotri L. Qelese eshte aqe Zotri ne qdo aspekte sa ka ba gabime qe eshte antare i kesaji Partije. Nese zgjidhete ka gjasa qe Prishtinene ta merre PDK ja nese JO do te humbe ne menyre katrastofike.Vendoseni ju te PDK es ndersa Zotri L. Qelajin Ju Pershendese.