Presidentja Jahjaga në hapjen zyrtare të World Future Energy Summit

Artikujt tjerë
- Agim Çeku i bashkohet PDK-së
- Pronari i "Ilirycum A" thotë të jetë kërcënuar nga Velijaj i MPB-së
- Arrestohet një ashkali për dëmtimin e varrezave ortodokse
- Eurodeputeti gjerman: Kosova sdo të jetë kurrë më serbe
- Asnjë përfaqësues i Qeverisë në 14-vjetorin e masakrës së Reçakut
- Jahjaga në ndarjen e çmimeve Zayed future energy prize
- Sylejman Shaqiri sërish i favorizuar për drejtor të RTK-së
- Kush e sheh me rrezik kontrollin e përgjimeve nga AKI-ja
- Evropianëve nuk u pëlqen, por as nuk u pengon rezoluta serbe
- Freedom House: Kosova sërish pjesërisht e lirë
Abu Dhabi, 15 janar- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë World Future Energy Summit, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.
Presidentja Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Samitit u shoqërua nga ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të Samitit morën pjesë udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, presidenti i Francës, Francois Hollande, Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner, presidenti i Islandës Olafur Ragnar Grimsson, mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe personalitete të tjera të larta botërore.
Gjatë punimeve të Samitit, Presidentja Jahjaga, zhvilloi takim miqësor me Presidentin e Francës, Francois Hollande.
Presidentja e Kosovës pati një takim të veçante me Mbretëreshën Rania Al Abdullah të Mbretërisë Hashimite të Jordanis, si dhe pati një takim me kryeministrin ne Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq.
Samiti Botëror që po zhvillohet në Abu Dhabi trajton çështjen e energjisë dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore.


rexhep bruksel15.01.2013/14:49
o ti me nofken n n.mos e fyej popullin nèse ke nostalgji pèr milloshin dèrgoja familjes tèndè,sa pèr presidenten kjo pik sè pari se meriton tè quhet e tillè sepse populli nuk e ka zgjedh dhe kjo nuk mund tè thirret nè emèr tè popullit.kurse ty personalisht po tè kèshilloj mèsim shkrim lexim para se ta fyesh popullin dhe pikèrisht falè tipave si ti ky vend nuk po sheh dritè nuk na duhen sahanlèpirès si ti, por kritikè sa mè shumè nè mynyrè qè vendi tè ec pèrpara.

Nina15.01.2013/14:40
Valla bre ingja Atifete nuk le kund pa i fut hundet! Po c'kerkon ti ne Samitin Boteror të Energjise?Neve na ka kapluar terri me te madhe e ti po merre pjese neper samite.Vec nese ke shkuar me i hulumtu mundesite se si me e shite KEKun?S

peja15.01.2013/14:40
aaaaaaa mbreteresha Rania asht femer e bukur edhe moderne shume e sjellshme.nene e kater femijve dhe ka pas nje intervenim ne zemer po tash eshte mire e meriton nje like

n.n.15.01.2013/14:33
Milët i poshtër jemi.Kurkush për ne nuk është i mirë,edhe nese zhdryp prej qiëlli do ta poshtrojmë.Në vënd krenarie,sepse për hërë të parë në historinë tonë po prezentohët një Presidente që e përfaçson kosovën.O milët i keq vëtëm më ju ngjallë milloshin sepse për në kosovarët ska njeri të mirë o milët vëtedisohu një hërë e përgjithmon është Presidentja e jonë e kosovës e mirë a e keqe e kosovës.o milët që nuk e dinë askush në botë se kush jemi,çka jemi o milët.Unë përsonalisht jamë shumë i lumtur kur e shohë në mesin e njerzëve të medhënjë.o milët i keq.Sepse kushë do që te vjen në kosovë President e kryeminister ka me qenë i keq,se neve nuk e dinë as bota kush jemi dhë çfare jemi o milët.Për hërë të parë o milët e kemi Krytarin tonë të shtetit e Kryeministrin o milët e policinë e ushtrinë o milet,tani i kemi edhe ambasadorët o milët i keq.Për hërë të parë o milët,o milët i keq.Nuk është kosova sot krejt zi o milët,dje ishim ne shkeni o milët.Sot jemi në Liri e Pavarësi o milët i keq.

rexhep bruksel15.01.2013/14:31
nè kosovè qytetarèt qdo dit ballafaqohen me problemet e rrymes qè nuk ka,kurse kjo shkon nè njè far forumi pèr energjinè e sè ardhmes.nuk e di si ka pas ftyrè tè shkojè atje,mè e rruges do tè kishte qenè qè nè vend tè bèjnè diqka nè mynyrè qè mos tè ket ndèrprerje tè rrymes se sa tè shkohet atje e tè pèrqeshemi edhe mè shumè nga tè huajt.

realosi15.01.2013/13:28
per tere respektin per shtetin tone dhe presidenten, por
te jemi pakes ma real a eshte kosova si shtet i tille i rendesishem politikisht, ekonomikisht etj.. qe se pari te merre pjse ne nje konference te tille dhe qe te jemi ne nje rend me shtetet e forta si franca etj...!!!

Shqiptari15.01.2013/13:24
Oh kjo mbretëreshë Rania o cfarë cope të koka.

Delija15.01.2013/12:39
Kjo eshte imazhi i KosovesLum ne qe e kemi.

Besa15.01.2013/12:17
Oh ani kqyre Atifeten me Princess Rania.









n.n.15.01.2013/15:17
Ku pe e sheh, si po e sheh ti fyrjën e popullit rexhep bruksel.Shkrimët nuk janë për gjithëkend.Ato janë më i lëxue e me ditë më i kuptue.