Edhe Jahjaga e Krasniqi urojnë besimtarët ortodoksë

Artikujt tjerė
- Edhe Jahjaga e Krasniqi urojnë besimtarët ortodoksë
- Dell i kishte treguar Rexhepit se cila është oferta më e mirë!
- Thaçi uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje
- Pritje të gjata në Merdare dhe Dheu i Bardhë
- OJQ-të nuk mund të shndërrohen në shoqëri aksionare
- Bashkëpunëtorja e dyshuar e Veselinoviqit, prokurore e krimeve të rënda
- Qeveria e do edhe Vushtrrinë si pjesë të fondit për veriun
- Negociatat për MSA-në, jo para vjeshtës
- AKI-ja filtron personelin në MPB
- Ja çfarë mendonte Stalini për shqiptarët dhe çka i thanë jugosllavët
Prishtinë, 5 janar - Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit.
Festa e Krishtlindjes është një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë. Ajo bart me vete porosinë për paqen, harmoninë, respektin dhe besimin në njëri-tjetrin, thuhet pos tjerash në mesazhin e presidentes Jahjaga.
Më tutje, ajo uron që këtë ditë të shënuar për ju, ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur. Uroj që kjo ditë të shërbejë si rast për të shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve, për të vepruar për një të nesërme edhe më të mirë për të gjithë.
Mesazh urimi për besimtarët ortodoks në vendin tonë ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili u dëshiron besimtarëve të jetojnë gjithmonë në paqe, tolerancë ndërnjerëzore, mbarësi, begati dhe në harmoni.
Le të jetë kjo ditë frymëzuese për besim më të madh te Zoti, le të jetë motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj mendimeve e besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës, thuhet në mesazhin e Krasniqit.







