• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Veseli në krye me 155 vota, Vlora Çitaku vetëm 58, “bie” Petrit Selimi

Publikuar: 22.12.2012 - 21:27

Prishtinë, 22 dhjetor - Pas një numërimi maratonik ku në garë ishin 250 delegatë, ka përfunduar sot zgjedhja e Këshillit drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë, i përbërë prej 51 anëtarëve. Listës i prinë kandidati kryesor për kryetar të degës , Shemsi Veseli me 155 vota, i pasuar nga Lirak Çelaj me 152 vota, i cili po ashtu është në garë për kryetar. Ndërkohë, kandidati tjetër për kryetar, Memli Krasniqi është renditur i katërti me 132 vota. Në listë mezi ka hyrë Ministria e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, me 58 vota, ndërkohë kërkohet që më së paku t’i kenë 49 vota, raporton Telegrafi.

Lista e plotë e Këshillit drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë përbëhet nga Shemsi Veseli, Lirak Çelaj, Bujar Cakolli, Memli Krasniqi, Naser Canolli, Blerand Stavileci, Ramadan Avdiu, Edi Sejdiu, Naim Gashi, Lah Nitaj, Fatmir Sopi, Blerim Rexha, Genc Prelvukaj, Liridon Restelica, Ramiz Canolli, Milaim Ahmeti, Fellanza Xhelili, Sadik Makolli, Yllka Deliu, Bajram Jashari, Lumnie Rama, Amir Gashi, Laberie Luzha, Leonora Makolli, Drenushe Leci, Fatos Xhelili, Habibe Zeqiri, Naim Zeqiri, Sadat Uka, Uran Ismaili, Xhavit Gubetini, Ylber Çitaku, Vlora Çitaku, Driton Gashi, Kapllan Halimi, Leorat Leci, Lirie Avdiu, Ramë Miftari, Alban Bogaj, Isak Shabani, Mentor Morina, Mixhen Shala, Dasara Peci, Mentor Beqiri, Dhurata Hoxha, Fitim Zariqi, Ilmi Dauti, Agron Mustafa, Hekuran Racaj, Liridon Neziri dhe Haxhi Luma.

Një “kontribut” në lobimin për numrin e vogël të votave të Vlora Çitakut dhe Petrit Selimit thuhet së ka dhënë edhe Memli Krasniqi me disa lista të shpërndara dhe lobime të bëra disa ditë para kuvendit.

Ndërkohë, është duke vazhduar numërimi i votave për anëtarët e kongresit qendror të PDK-së.

Në këtë listë nuk ka mundur të hyjë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, Pleurat Sejdiu, i cili ka qenë kundërkandidati i parë i Hashim Thaçit për kryetar të partisë, Gani Buqinca, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, etj.

Nuk dihet ende as për ‘fatin’ e Berat Buzhalës, Ilir Mirenës dhe prurjeve të tjera reja të PDK-së në Prishtinë, nëse kanë pasur sukses në këto zgjedhje.

 

Komente (9)

TAFA23.12.2012/11:50

DELEGATET E VJETER NUK DUHET TE ZGJEDHEN SEPSE PERPARA I KANE VJEDHE VOTAT DHE NUK KANE PUNUAR KURQYSH KREJT GABIM

Ylli23.12.2012/00:22

Këta janë të "shiturit" e Prishtinës.

mimoza krasniqi22.12.2012/23:43

Kta qe te kokan zgjedh, Gjysa nuk qenkan te Prishtines. Nejse "Nje dite do te jete me mireeee" ahahahhahahaha

ZOMBIES22.12.2012/23:37


Eshte filmi me Will Smith
"I AM LEGEND" 2007es
Aty neper hapesira te mbyllura fshihen ca njerez te cilet i kane mbijetuar virusit vdekjeprures por kane pesuar ndryshime te medha fizikomendore!
Kane degjeneruar totalisht dhe jane shendruar ne ZOMBIE!
Per bese nuk kane shume dallim!
Zombit qarten pas mishit dhe gjakut!
Kurse shih keta si jane qartur pas pozitave!
Sikur ta shihnit filmin besoj dote ju pelqente analogjia!

adnan22.12.2012/23:03

Shume mire koka be qe ska mund te kualifikohet Petriti

rexha22.12.2012/22:43

nuk ia vlen me komentu per kete proces dhe shumicen dermuese te anetareve te PDKse. e sidomos per tipat si Petriti, Berati, Iliri etjj

b.b.22.12.2012/22:22

po normal qe 'bjen' Petrit Selimi, ai osht i shkolluem me shume sesa i vyen PDK.

Avdi Gashi22.12.2012/22:17

Urime dr.Shemsi Veseli, se je ma i forti

e sa per prurjet e reja apo "piunat" e thaqit, Berati, Petiri, Iliri e Vlora, ma shume nuk e kane meritu, respekt

Prizreni22.12.2012/22:16

O vlora nuk e meriton e do prurje te reja kta se kan venin ne pdk,gjashja e par e meriton edhe Laberija u desht te jet ma nalt posido qe te jet esht vot e lir urime per te gjith suksese.

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe diell
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell