Prizren: Thaçi kritikon qasjen e Serbisë ndaj dialogut

Artikujt tjerė
- Serbët paralajmërojnë bllokime të reja në veri të Kosovës
- Vetëm 11 njohje për një vit!
- SHBA kundër platformës, BE hesht
- Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president
- Demantohet Haradinaj
- Presidentja shkeli Kushtetutën për Shalën
- Veseli në krye me 155 vota, Vlora Çitaku vetëm 58, bie Petrit Selimi
- Dedaj: Pragu zgjedhor prej 5 për qind, kundër partive të vogla
- Petroviq: Platforma e Serbisë për Kosovën, nuk përputhet me realitetin
- Grabovci e Kuçi: Veseli aset i rëndësishëm, i ka sjellë PDK-së fuqizim
Prizren, 22 dhjetor Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka shprehur bindjen se platforma e Serbisë për bisedimet me Kosovën nuk meriton vëmendje të madhe, meqë ajo është e dështuar njëjtë sikurse planet e mëhershme të Beogradit për kontroll mbi Prishtinën. Para anëtarëve të partisë së vet ai ka pranuar se ka shqetësime e zhurmë publike rreth projektit të fundit të Serbisë, i cili sipas tij nuk do të jetë jetëgjatë dhe do të myket në sirtarët e vet Beogradit.
"Ky projekt i Nikoliqit do të mbetet në sirtarët e Beogradit dhe aty do të myket në perspektivën evropiane të Kosovës e të rajonit...Ky është një vullnet i Beogradit i mbrapshtë, është një hap prapa i Beogradit në çështjen që e kemi nisur për vendosjen e fqinjësisë së mirë. Prandaj, qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë se ai dokument i Nikoliqit nuk do ta ketë asnjë vlerë për as për Kosovën, as për BE-në, NATO-n apo ShBA-të, sepse qëndrimi ynë është i konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë Thaçi.
Ai ka vlerësuar se nuk duhet pasur dilema në këtë drejtim, meqë më e rëndësishmja është konsolidimi i shtetësisë dhe demokracisë së Kosovës.
"E di se është preokupim dhe shqetësim i juaji dhe e di që është bërë më shumë zhurmë sesa që meriton plani i Serbisë për Kosovën. Ju ftoj që mos t'i kushtojmë shumë rëndësi zhurmës së Beogradit por të ndërtojmë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, ashtu siç po e bëjmë...", ka thënë Thaçi, gjatë fjalimit para anëtarëve të Kuvendit të degës së PDK-së.
Ai ka garantuar bashkë partiakët dhe qytetarët e vendit se platforma serbe do të dështoj bashkë me ideatorin e saj, Tomislav Nikoliq.
"Ashtu siç kanë dështuar elaboratet e Grashaninit në shek XIX, Pashiqit e Karagjorgjeviqit, Cubrilloviçit e Andriqit, projektet e komunistëve jugosllavë në krye me Rankoviqin, platforma e vitit 1986 e Akademisë serbe, ashtu siç ka dështuar Milosheviqi, që kaloi edhe në përmasa gjenocidi, siç ka dështuar babai i kësaj platforme dhe babai i Nikoliqit, Shesheli, ashtu do të dështoj edhe Nikoliqi", ka deklaruar Thaçi.


skender morina23.12.2012/06:58
serbia po tenton gjithsesi autonomi me marr mitrovicen dhe do pjes te teritorit te kosoves por neve duhet me punue shum me kercenu me ne fun ishpallim luft serbis e i bashkojm trojet shqiptarese jemi afer10 miljun shqiptar prej tana trojeve te globit ton na ndihmo ramush dha kryeminister thaqi bashkohuni sod ose kurr boll kemi vujt dhe neve jemi njeri sikur popujt tjer qe ikan te gjitha te drejtate barabarta me fat mir u pafshim..

mortja te marrte Hashko22.12.2012/23:13
Nese nuk gaboi je ti Taci ai qe para ca kohesh thuajshe qe nuk do kete asnjeher dialog politik pervec se atije teknike. Por ja qe tash gjindemi ne nje dialog politik, pra zt.kryemutnister Taci ti genjeve si shume here tjera., dhe tash mendon qe ne duhet te i besojme prape nje mashtruesi dilitant sic jeni ti. Je thjesht nje njeri i neveritshem dhe e keqja e Kosoves, pra luse Zotin qe sa me pare te te largoje pergjithmon, coft edhe me eliminimin tend fizik,..ashtu do te ishte me se miri sepse ti dhe klika jote ... keni shume gjynahe per te la.

fatmir gjermani22.12.2012/22:08
O zoteri besimin nuk ta ka dhen populli per hajni,kriminalitet,zhantazh?Pse a po mendon qe ndokush te beson tash,ndoshta vetem ata Selakat e te pashkulluar e tu,qe i ki perreth vetes e qe jav ke dhene ndonje pjate ta lepijn nga pasuria e Popullit.Ku thua qe jeni Ekip i mire i Qeveris aty ja qellon se ma te pashkolluar e ma te paskrupellt dhe Shembullin e te keqes ne Histori do te mbeteni.ne cilin Shtet nuk dihen se si jane Vrar mbi 1000 intelektual,vetem e vetem se nuk kan qene te mendimit si ju,dyshoj qe ne shtetet e Afrikes.Po qfare Qeverie jeni ju kur me gjuhen tende te felliqur popullin e quan ... ..










beka ger23.12.2012/11:04
thaqi ke hy ne bisedime pa e pyt popullin pa u zgjidh disa probleme se esht dasht me kushtzu serbin ne disa raste se kemi pas shum shanca te mira mirpo ti dashte me bisedu e me then se ti e zgjodhe problemin e Ks me ser por ke hy e ke mbet dil vet ne krye kesaj pune dot denohesh nga populli